“Dëshmor i Atheut” Arjan Sala, frymëzim për të gjithë

I riu Arjan Sala, i cili humbi jetën disa ditë më parë, në përpjekjen heroike mes flakëve, për të shpëtuar jetën e shumë qytetareve të tjerë, u shpall sot “Dëshmor i Atdheut”.

Për t’i shprehur ngushëllimet familjes dhe për të nderuar aktin e tij heroik, ishte sot pranë familjarëve të Arjanit, Kryeministri Edi Rama.

“Jam shumë i keqardhur! Fjalët janë të tepërta. Ju duhet të jeni krenarë, sepse ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht, me çmimin e jetës së tij, por ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë. Natyrisht që jeta s’ka çmim dhe nuk kthehet, por, sidoqoftë, ne menduam që është detyra jonë që ta nderojmë dhe ta vlerësojmë dhe vendosëm që ta shpallim “Dëshmor të Atdheut”. Do të mbështesim mesa kemi mundësi familjen  tij të vogël dhe fëmijën e tij. Ishte një person i veçantë. Të rroni e ta kujtoni gjithmonë”, – iu drejtua Kryeministri Rama, familjarëve, duke i dorëzuar titullin “ Dëshmor i Atdheut”.​