Fjala e Kryeministrit Edi Rama në prezantimin e Kupës së Botës, e cila do të qëndrojë e ekspozuar për futbolldashësit në ambientet e Kryeministrisë, si pjesë e turit që Kupa bën nëpër botë:
Përshëndetje të gjithëve! Do flas dy fjale në italisht, në nderim te dikujt që është i pranishëm këtu por që nuk është ai, por është ajo, ajo që ka bërë ai, legjendarja zonja Coca-Cola sepse ditët e sotme është e thjeshtë të sjellësh kupën e botës në Shqipëri Luka, por kur mamaja juaj erdhi këtu për herë të parë për të themeluar pjesën shqiptare të perandorisë Cola-Cola nuk ishte e thjeshtë, ishte një shtet i sapo rilidnur nga shumë dhimbje, nga shumë plagë. Për këtë arsye mendoj se ky vend do të ketë gjithmonë një falenderim dhe një dashamirësi të veçantë kundrejt zonjës Buzi që unë dua t’i jap mirëseardhjen dhe më pas, kur t’i u rrite ishte koha që të pasonte kupën e Coca-Colës.
Nga ana tjetër jam shumë mirënjohës njërit prej kampionëve botërorë të Brazilit qe solli kupën këtu që kur e sheh nga afër mendon që edhe pse është bërë nga një skulptor italian duket sikur është prodhuar të jetë gjithmonë me Brazili, pasi është më ngjyrat e arta e te gjelbra të uniformës së Brazilit dhe duket sikur kur nuk e merr Brazili ua jep me qera vendeve të tjera për disa kohë në mënyrë që ta marrin sërish mbrapsht. Kështu që nuk kishte askush më mirë sesa një kampion brazilian te vinte këtu dhe të ishte me kupën i pranishëm.
Dua të falënderoj dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, së bashku më të gjithë të tjerët që u bënë pjesë e këtij organizimi. Ndërkohë që po flisja me Erionin pak më parë dhe këto janë ditë shumë të veçanta për doganën shqiptare sepse për herë të pare u ndeshën me procedurën e zhdoganimin e një kupe dhe jo të një, por të dy kupave përnjëherë, edhe të Kupës së Botës edhe të Kupës së Konfederatës e cila do të jepet në stadiumin tonë ditën e mërkure, por janë nga ato halle që do dëshironim t’i kishim më të shumta në të ardhmen dhe edhe pse orët e qëndrimit të Kupës së Botës këtu në Tiranë janë sa gishtat e dorës, kupa do të qëndrojë vetëm 5 orë sepse e tillë është procedura dhe pastaj ajo vazhdon udhëtimin e saj.
Uroj dhe shpresoj që sa më shumë futbolldashës të kenë mundësi ta vizitojnë sot këtë mjedis të hapur të Kryeministrisë për të parë Kupën dhe uroj e shpresoj që garda e Republikës te mos ju krijojë probleme kur të vijnë mbase më shumë sesa janë parashikuar.
Shikoj që mes të tjerësh këtu është kapiteni ynë i përhershëm i ekipit tonë kombëtar, Lorik Cana, se unë të them të drejtën nuk e di kush është kapiteni sot edhe kjo është për hir të së vërtetës përgjegjësi e Lorikut sepse Loriku ishte një i atillë kapiten që tani të gjithë ata që do e ndjekin nga pas do duken si kapiten të përkohshëm, njësoj si kupa e botës që është e Brazilit dhe shkon herë pas here në duar të tjera edhe shiriti i kapitenit të kombëtares është i Lorikut dhe tani shkon nëpër duar të tjera thjesht për arsye procedurale.
Kështu që falenderoj shumë dhe Lorikun për praninë e tij këtu. Nuk dua të zgjatem më tutje. Uroj që gjithë miqtë që kanë ardhur sëbashku me Gilberton të ndihen mirë në këto orë, të kalojnë një mbrëmje të këndshme në Tiranë. Ne jemi gati t’i mbajmë edhe për më gjatë, madje unë Gilbertos i thashë kur tha që tani jam ne Brazil, por po mendoj të kthehem në Europë, i thashë: një nga stacionet mund të jetë këtu se për momentin jemi duke u marrë me kupat e të tjerëve por mbase vjen dita ta fitojmë një kupë edhe ne, nuk i dihet, asnjëherë mos thuaj kurrë.
Shumë faleminderit të gjithëve!