Shqipëria është bërë një destinacion gjithnjë e më popullor për pushime, me plazhet e saj mahnitëse dhe ujëra të pastra që shpesh krahasohen me ato të Maldiveve, shkruan Katie-Ann Gupwell në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.
Ksamili, një nga plazhet më të bukura të rivierës shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve, duke u bërë një destinacion viral në rrjetet sociale. Bukuritë natyrore dhe uji kristal e bëjnë këtë vend të paharrueshëm për ata që kërkojnë një mundësi pushimi të veçantë.
Për ata që shqetësohen për sigurinë, në artikullin e të përditshmes britanike “Express” shkruhet: Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt për turistët.
Nëse kërkoni natyrë të paprekur, plazhe të bukura dhe mikpritje të ngrohtë, Shqipëria është një zgjedhje e shkëlqyer për pushimet tuaja të ardhshme!
https://www.express.co.uk/travel/europe/2009745/unassuming-maldives-like-destination-clear-water