Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama: Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave dhe kështu të gjithë do të kenë një rritje në pagën e tyre dhe do ta arrijmë objektivin që kemi shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro dhe patjetër që paga mesatare në sektorin publik shqiptar do të jetë 900 euro, nuk diskutohet!

Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni dhe me kryerjen e të gjitha procedurave me departamentin, paga e radhës do jetë paga e rritur dhe është në fakt një rritje shumë e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin, domethënë, nga vjet në sivjet janë rreth 400 milion në total që janë vendosur për burimet njerëzore, për kapitalin njerëzor.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.