Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në kremtim të Fiter Bajramit, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, vizituan sot Komunitetin Mysliman i Shqipërisë.

Kryeministri Rama u përcolli udhëheqësve të Komunitetit Mysliman Shqiptar, të gjithë besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, urimet për këtë ditë të shënuar të besimit, solidaritetit dhe shpresës.

Kryeministri Rama në dalje të Selisë Qendrore të Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, ashtu si dhe herët e tjera, është shprehur për mediat kundër protagonizmit të politikës në këtë ditë të madhe të besimtarëve.

“Unë do të them: Gëzuar! Ju e dini që unë jam kundër kësaj, që rreshtohen politikanët nëpër dyer e bëjnë urime. Sot, në fakt jemi të gjithë të barabartë e njësoj. Gëzuar!” – u shpreh Kryeministri për mediat pas vizitës në Komunitetin Mysliman i Shqipërisë.

Më pas, Kryeministri Rama iu drejtua Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ku uroi edhe drejtuesit e saj.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.