Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë homazh të organizuar tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, me rastin e 71 vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
Kryeministri vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti, para monumentit “Nënë Shqipëri”, në nderim të sakrificës së të rënëve.
Në këtë ceremonial ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të shtetit, deputetë e veteranë të Luftës të cilët zhvilluan gjithashtu homazhe dhe vendosën kurora me lule.