Kryeministri Edi Rama nderoi sot kujtimin e 4 dëshmorëve të Atdheut, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, të cilët u vranë tragjikisht në 21 janar 2011, përballë godinës së Kryeministrisë.
Kryeministri Rama priti familjarët e dëshmorëve në Kryeministri dhe më pas së bashku vendosën lule në pllakatat me emrat e tyre, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.