Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Jehona e suksesit bombastik të Shqipërisë Turistike vazhdon dhe këtë herë janë fqinjët e një vendi superstar në turizëm, Kroacia, ku televizioni RTL i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore. 22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar.

 

* * *

Këto ditë, të gjithë flasin për Maldivet evropiane, Shqipërinë, ku deti është ngjyrë bruz dhe i mrekullueshëm, kurse çmimet janë normale.

Nisi me një artikull, ku thuhet se në Shqipëri do të paguani 120 kuna (16 euro)për një drekë të bollshme për dy veta, buzë detit, dhe që atje do të jetoni tërë javën me paratë që diku tjetër janë të mjaftueshme për tre ditë.

Kjo ngjalli një ortek reagimesh dhe gazetarja jonë u informua se a janë Maldivet fqinje vetëm një marketing i mirë.

Gazetarja: “Nuk është as Greqia, as Spanja, nuk është as Havai dhe as Tajlanda. Këto janë Maldivet evropiane. Tiktok-u është plotë me video të tilla. Turistët e surprizuar befas zbulojnë Shqipërinë.”

Gazetarja: “Për të shkuar në lokacionin tjetër, autobusët do t’i prisni pak më gjatë. Nëpër rrugët e Shqipërisë do të udhëtoni falas, sepse nuk ka tarifa rrugore. Prandaj, të shumtë janë ato që vendosin të verojnë këtu, siç bëri edhe Teuta”.

Teuta Hajdari nga Zagrebi: “Çmimet janë më të ulëta, si për akomodim, absolutisht për çdo gjë, madje edhe për parking. Akomodimi për një javë, për dy persona, në Kroaci do të kushtonte dy deri në tre mijë euro, kurse në Shqipëri, me udhëtim dhe të gjitha, do të kushtonte rreth një mijë euro për një javë, ndoshta edhe më pak.”

Gazetarja: “Përllogaritjet nuk i ka bërë vetëm Teuta, por edhe një agjenci, e cila thotë se për një javë në Shqipëri, me të gjitha shpenzimet, ju nevojiten 850 euro. Këtë vend para dy vjetësh e ka hulumtuar edhe Adriana.”

Adriana Karuza (blogere udhëtimesh): “Jemi dëshmitarë që çmimet nëpër Evropë janë egërsuar. Shqipëria është thjeshtë më e volitshme. Mund të them se, para dy viteve, ne shpenzuam 5,500 kuna, (730 euro) përfshirë të gjitha. Pra për hotel, ushqim, suvenirë, madje edhe riparimin e makinës. Tarifat rrugore nuk paguheshin. Mbaj mend që karburanti nuk ishte i lirë, mirëpo nuk kishim shpenzime për parking.”

Gazetarja: “Kështu para disa kohësh i ftoni turistët në vendin e tyre”: Liam eja të pushtohesh nga bregdeti ynë spektakolar dhe nga buzëqeshja jonë miqësore.”

Gazetarja: “Be taken from Albania” – shumëkujt i tingëllonte si referencë për filmin e Liam Neeson, ku ai luan rolin e agjentit, vajza e të cilit u rrëmbye nga trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore. Më pas, ato e ftuan atë t’i vizitojë. Reklama e pazakontë vazhdon t’i  tërheq mysafirët. Për shkak të inflacionit, çmimet kanë ndryshuar. Mirëpo, këtu ende mund të verohet lirë. Në disa vende, pizza mund të hahet për 5 euro, akullorja për 90 cent, kurse espresso-n mund ta pish për 1 euro. Britanikët paralajmërojnë se, këtë vit, të gjithë do të shkojnë për pushime në Shqipëri.

Tanimë e dimë që Shqipëria është destinacion i lirë, mirëpo a është aq i bukur sa pohon Tiktok-u? Bashkëbisedueset tona thonë – PO!

Teuta Hajdari: Këtë vit do të eksplorojmë zonën jugore të Shqipërisë, ku ka shumë pika referimi, si Gjirokastra, vendlindja e diktatorit të njohur Enver Hoxha, shpellat dhe plazhet e bukura në Himarë…

Adriana Karuza: Pse Shqiperia është befas kaq popullore? Është vështirë të thuhet. Mendoj se rol të madh luajtën rrjetet sociale dhe blogerët e udhëtimeve.

Gazetarja: Plazhet, kështjellat historike dhe çmimet e volitshme. Shqipëria, siç duket, i ka të gjitha.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.