Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Kryeministri Edi Rama, edhe në cilësinë e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i kaloi sot drejtimin e MEPJ zëvendësministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Zotit Gent Cakaj. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri Ditmir Bushati që lë detyrën, stafi i MEPJ, trupi diplomatik shqiptar jashtë dhe ai i akredituar në Tiranë.

“Unë i nënshkruari Edi, Rama, në funksionin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj Zotit Gent Cakaj, zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme, detyrën e drejtimi të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, brenda dhe jashtë vendit”, – u shpreh Kryeministri Rama, teksa i kaloi Zotit Cakaj drejtimin e punëve të MEPJ.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.