Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në Bashkinë Kamëz, familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit vijojnë të hyjnë në shtëpitë e reja, të cilat i zënë vendin e shtëpive të kthyera në gërmadha nga goditja katastrofike e tërmetit.

Sot, Kryeministri Edi Rama, bashkë me kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli, u dorëzuan çelësat e strehës së re disa familjeve në këtë bashki, të cilat vlerësojnë punën e bërë dhe mbështetjen e marrë në fatkeqësinë që u ra. Vetëm këtë muaj në Paskuqan do të dorëzohen 75 banesa individuale.

Ndërkohë që rindërtimi vijon me ritme të larta në këtë bashki, por edhe në çdo zonë të goditur, banorët që po hyjnë në shtëpi më të forta, më të bukura e më të mëdha se ato që humbën natën tragjike të tërmetit janë gjithnjë e më të shumtë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.