Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

 

Projekti i Rilindjes Urbane ka mbërritur edhe në Bashkinë e Rrëshenit. Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sheshin e qytetit verior, i cili po transformohet tërësisht falë investimit të qeverisë. Sheshi i ri ofron tashmë të gjithë parametrat moderne urbane, që nga shtrimi me gurë, trotuaret dhe i gjithë sistemi ndriçimit dhe gjelbërimit. Kryetari i Bashkisë Rrëshen se ky është një investim 150 milion lekë.

Bashkia e Rrëshenit ka përfituar edhe nga investimet në kanalet kulluese dhe ato të vaditjes, tjetër prioritet i qeverisë shqiptare për të rilindur bujqësinë. “Kemi investuar në drejtim të vaditjes edhe me të ardhurat tona, por edhe nga buxheti i shtetit. Është në përfundim e sipër, këtë vit merr ujë kodër Rrësheni. Janë rreth 350 ha që kishin 20 vite që nuk vaditeshin. Ishte një ujësjellës që kalonte në terren të vështirë,” – tha Kryetari i Bashkisë Rrëshen.

Në saj të investimeve të Bashkisë së Rrëshenit në sistemin arsimor, aktualisht po kryhet edhe rikonstruksioni i shkollës 9-vjecare të qytetit.

***

Shkollë e standardeve europiane, nga moçalishte në terrene sportive, me kalçeto e fushë tenisi. Ky është transformimi i gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi” dhe ambienteve të jashtme tw tij, në Laç, të cilat do të vihen edhe në shërbim të komunitetit të zonës. “Ka nqenë moçal i madh dhe u shndërrua plotësisht. Ju falënderojmë, me këtë investim na ke bërë një punë të madhe për brezat e ardhshëm,” – tha Kryetari i Bashkisë Laç, i cili shtoi se në përfundim të këtij viti shkollor do të nisë edhe rikonstruksioni i shkollës 9-vjecare “Gjin Pjetri” të qytetit.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.