KOMITETI I KOORDINIMIT DHE MENAXHIMIT TË EMERGJENCAVE CIVILE PËR SITUATËN NË 24 ORËT E FUNDIT DHE ATO NË VIJIM:
SANDËR LLESHI: MOTI DHE RESHJET KANË VAZHDUAR TË JENË TË AGRAVUARA. EDHE PËR 24 ORËT QË KALUAN KA PATUR RESHJE MBI MESATAREN HISTORIKE NË ZONAT QË JANË OBJEKT I DISKUTIMIT TONË. PRITET QË RESHJET TË REDUKTOHEN DHE PRURJET E LUMENJVE TË ULEN NË 24 ORËT E ARDHSHME. PROBLEMI KRYESOR MBETET PRURJA NË VJOSË. ENDE ËSHTË NË VLERËN KRITIKE. VLERA KRITIKE ËSHTË RRETH 1200 M3 NË SEKONDË, NDËRKOHË QË TANI JEMI TEK 2000 METËR KUB NË SEKONDË. PRITET QË NË DATËN 4 TË SHKOJMË NË NIVELIN KRITIK, DUKE IU AFRUAR NGA LART NIVELIT. NË TË PASTAJMEN, ZBRESIM NËN NIVELIN KRITIK. KJO ËSHTË PRITSHMËRIA.
GJENDJA E PËRGJITHSHME NË VEND, PO TË SHIKOJMË HARTAT, SHOHIM QË DATA 2 DHJETOR, PRA MBRËMJA E KALUAR DHE SOT KA QENË MË E NGARKUARA NË KUPTIMIN E VOLUMIT, POR EDHE TË INTENSITETIT. ËSHTË SHTUAR DHE KORÇA, ZONA E PËRMETIT, NË ZONËN E PËRMBYTJEVE DHE TË PROBLEMATIKËS.
SA IU PËRKET DIGAVE, ËSHTË AFËRSISHT GJENDJA E DJESHME, NË KUPTIMIN E NGARKESËS. FIERZA NGELET ENDE NËN NIVELIN KRITIK, POR AFËR. NDËRKOHË QË KOMANI DHE VAU I DEJËS JANË NË KËTË NIVEL DHE BËJNË SHKARKIMET.
SA IU PËRKET ÇËSHTJEVE TË VEÇANTA, QË JANË LISTUAR SIPAS RUBRIKAVE DHE QARQEVE NË HARTË, EDHE NGJYRAT JANË TË KODIT TË AGRAVANCËS SË PROBLEMIT, PRA NGJYRA E KUQE ËSHTË ATY KU KEMI PROBLEMET MË TË MËDHA.
SA IU PËRKET ÇËSHTJEVE QË KANË TË BËJNË ME JETËN DHE SIGURINË E SAJ KEMI RRETH 507 FAMILJE TË EVAKUUARA DHE 1594 PERSONA QË JANË SHPËTUAR. KA PATUR ME DHJETËRA EPISODE GJATË NATËS KUR JANË SHPËTUAR NJERËZ NË KUSHTE EKSTREME, MADJE JANË SHPËTUAR DHE BAGËTI.
SA IU PËRKET RRUGËVE, JANË KRYESISHT TË LIRA. SIGURISHT KA PROBLEMATIKË TË DETAJUAR, KA SEGMENTE RRUGORE TË SHKATËRRUARA, POR PËRGJITHËSISHT ARTERIET KRYESORE TË VENDIT JANË FUNKSIONALE.
ENERGJIA ELEKTRIKE KA KALUAR NË TOTAL NË ZONËN E VERDHË, PRA NË ZONËN AFËR NORMALITETIT. KA PATUR DISA PROBLEME TE UJËSJELLËSIT, TEK AI I BOVILLËS, KRUJA E DISA TË TJERË, KU GJENDJA PO KONTROLLOHET.
SA I PËRKET BANESAVE, KA NJË NUMËR TË KONSIDERUESHËM BANESASH TË PËRMBYTURA, RRETH 3193 BANESA TË PËRMBYTURA, 40 BIZNESE, NJË SIPËRFAQE RELATIVISHT E KONSIDERUESHME, PREJ 7874 HA NËN UJË, OSE E PËRMBYTUR.
NUMRI I SHKOLLAVE TË CILAT JANË DËMTUAR DHE NUK PREMTOJNË FILLIMIN E MËSIMIT JANË 49.
MASAT E MARRA NË PËRGJITHËSI, JANË SHTUAR KAPACITETET DHE OPERACIONET NË KËRKIM SHPËTIM DHE NË EVAKUIM. ËSHTË E RE GJATË KËTYRE 24 ORËVE QË U JANË SHTUAR FORCAVE TONA DHE 34 FORCA TË ARDHURA NGA KOSOVA TË CILAT JANË FUTUR NË OPERACION NË ZONËN E FIERIT.
PARALELISHT ME OPERACIONET E KËRKIM-SHPËTIMIT SOT KANË FILLUAR DHE OPERACIONIT E RIKUPERIMIT KRYESISHT NË SHQIPËRINË E MESME, NË DURRËS DHE SHIJAK, PRA QARKU I KRUJËS DHE AI I TIRANËS.
KANË FILLUAR NË TË NJËJTËN KOHË DHE OPERACIONET E MBËSHTETJES PËR PERSONAT E PREKUR, PRA E NDIHMAVE EMERGJENTE. KA FILLUAR PASTRIMI, RIKTHIMI NË NORMALITET EDHE NË JUG, KRYESISHT NË QARKUN E BERATIT.
EDHE LËVRIMI I NDIHMAVE HUMANITARE KA FILLUAR. NDËRKOHË QË KANË FILLUAR TË SHTOHEN DHE OFERTAT NDËRKOMBËTARE PËR TË DHËNË NDIHMË NË KËTË SITUATË EMERGJENCE. PËR KËTË ËSHTË DISKUTUAR ME MINISTRINË E MBROJTJES PËR TË NDËRTUAR NJË PIKË LOGJISTIKE PRITJEJE, PRANIMI DHE SHPËRNDARJE TË NDIHMAVE QË VIJNË NË NIVEL QENDROR NGA PARTNERË, DONATORË NDËRKOMBËTARË, NDËRKOHË QË QARQET DO MENAXHOJNË NË NIVEL LOKAL ATO NDIHMA QË OFROHEN NË NIVEL LOKAL, SEPSE DO TË KETË EDHE NDIHMA QË DO TË OFROHEN NË KËTË NIVEL.
NJË PASQYRË E PËRGJITHSHME E FORCAVE DHE MJETEVE PJESËMARRËSE ËSHTË KËTU. JEMI 6400 FORCA TË PËRFSHIRA DHE RRETH 1089 MJETE.
Ç’DO TË BËJMË MË TEJ?
AKTUALISHT JEMI NË FAZËN E DYTË TË PROCESIT, NË PROCESIN E REAGIMIT TË MENAXHIMIT TË NJË EMERGJENCE. NDËRKOHË QË DO TË FILLOJË SË SHPEJTI FAZA E DYTË, QË ËSHTË LIKUIDIMI I PASOJAVE DHE STABILIZIMI PËR TË KALUAR NË FAZËN E FUNDIT QË KA ZGJIDHJET AFATGJATA, TË CILAT PËRFAQËSOJNË DHE FAZËN MË TË RËNDËSISHME TË PROCESIT.
SOT JEMI NË PËRFUNDIM TË FAZËS DYTË, QË ËSHTË REAGIMI EMERGJENT.
SHEMSI PREMCI: E VEÇANTA E KËSAJ SITUATE ËSHTË SE, KEMI PATUR NJË PARASHIKIM MË TË SAKTË NGA SHËRBIMET HIDROMETEOROLOGJIKE TË VENDIT DHE ATO PARTNERE DHE PARASHIKIMI METEO PËRPUTHET ME NIVELET HIDRIKE TË PRURJEVE NË TË GJITHË SHQIPËRINË. KJO PËR HERË TË PARË VLEN PËR TU THEKSUAR, SE KEMI NJË SAKTËSI NË VOLUM, NË KOHË DHE NË SHTRIRJE NË HAPËSIRË NË TË GJITHË TERRITORIN DUKE E NDARË NË MOMENTE TË CAKTUARA.
PROBLEMATIKAT QË KANË SJELLË, JANË VËRSHIMI I PËRRENJVE MALORË KU JANË DËMTUAR 13 URA NË TË GJITHË TERRITORIN E SHQIPËRISË, QË KANË DALË TËRËSISHT JASHTË FUNKSIONIT. PËRMBYTJET JANË SHTRIRË, KRYESISHT NË RAJONIN E BASHKISË KRUJË, NË ZONËN E BASHKISË SË DURRËSIT, PO ASHTU NË SHIJAK DHE NË SUKTH. PËRMBYTJET JANË NË RAJONIN E FRAKULLIT DHE TË LEVANIT, QË JANË PROBLEMATIKE PËR SHKAK TË KAPËRCIMIT TË ARGJINATURAVE. THEKSOJMË SE NUK KEMI SHKATËRRIM TË ARGJINATURAVE DHE ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME SE DUHET DALLUAR DIFERENCIMI MES SHKATËRRIMIT TË ARGJINATURËS, ÇARJES DHE KRIJIMIT TË SHTRATIT TË RI TË LUMIT QË SJELL PASOJA SIÇ SOLLI NË 2015-ËN. KURSE NË KËTË RAST KEMI KAPËRCIM PËR SHKAK TË FRYRJEVE SI REZULTAT I VOLUMIT DHE I PRURJEVE MË MASIVE SESA NË 2015-ËN.
KANË NDIKUAR POZITIVISHT 4 FAKTORË SHUMË TË RËNDËSISHËM NË KASKADËN E LUMIT VJOSA. INVESTIMET E KRYERA NGA BASHKIA E MINISTRIA E BUJQËSISË GJATË VITIT 2015 DHE 2016, SEPSE NUK KEMI SHKATËRRIM TË ARGJINATURËS. ËSHTË PËRFORCUAR E GJITHË GATISHMËRIA E FUNKSIONIMIT TË HIDROVORËVE, QOFTË NË PIKËPAMJE TË RIPARIMIT DHE GATISHMËRISË, QOFTË NË PIKËPAMJE TË FURNIZIMIT ME 2 LINJA, JO NGA I NJËJTI BURIM DHE PËR FAKTIN SE ATO KANË FUNKSIONUAR 4 DITË ME KAPACITET TË PLOTË KANË SIGURUAR NJË FILTER TË GJITHË SISTEMIT TË KANALEVE TË UJËRAVE TË LARTA DHE KANË GJETUR NË GATISHMËRI SISTEMIN PËR TË PËRBALLUAR KËTË PRURJE SE PËRNDRYSHE DO TË ISHIM NË SITUATË KAOTIKE, NË RAPORT ME 2015-ËN.
DALLGËT E DETIT QË JANË NJË FAKTOR KANË QENË POZITIVISHT SEPSE NUK KANË QENË NË PËRPUTHJE ME SITUATËN E 2015-ËS, SE PO DO TË ISHTE AI NIVEL 7 DO TË KISHIM NJË FRYRJE MË TË MADHE DHE DO TË KISHIM NJË SITUATË MË KAOTIKE. PARALAJMËRIMI, FAZA E PARË E EMERGJENCAVE CIVILE ËSHTË KRYER ME SHUMË SUKSES NGA TË GJITHA STRUKTURAT DHE NGA GJITHË SHTABET E EMERGJENCAVE NË NIVEL MINISTRISH DHE PREFEKTURASH DHE KA SJELLË POZITIVITET NË MENAXHIM.
FAZA E DYTË E PARAPËRGATITJES SË STRUKTURAVE OPERACIONALE ËSHTË BËRË NË KOHË REKORD DHE JANË DISLOKUAR POTHUAJSE 48 ORË PËRPARA GJENDJES KRITIKE NË TË GJITHË RAJONIN DHE KA SJELLË POZITIVITET. SITUATA E REZERVUARËVE ËSHTË MBAJTUR NËN KONTROLL, PAVARËSISHT SE KEMI PASUR DY PROBLEMATIKA TË RËNDËSISHME ME PASOJA QË MUND TË SILLNIN PASOJA KATASTROFIKE, QOFTË UJËMBLEDHËSI I MARIKAJT PËR SHKAK TË MOSFUNKSIONIMIT TË SHKARKUESIT FUNDOR DHE TË SHKARKUESIT KATASTROFIK, POR QË U ZGJIDH ME VESHJE ME ARGJILË DHE INERTE NGA MJETET E MINISTRISË SË MBROJTJES QË REAGUAN ME SHUMË SHPEJTËSI.
E NJËJTA SITUATË NË ZONËN E UJËMBLEDHËSIT TË ZËMBLAKUT, I CILI NA KA SHKAKTUAR NJË PËRMBYTJE TË NËNSTACIONIT TË ZËMBLAKUT DHE PËR NJË KOHË TË CAKTUAR MUNGESË ENERGJIE, POR QË ËSHTË VEPRUAR ME SHUMË SHPEJTËSI.
NDËRKOHË, NË TË GJITHË UJËMBLEDHËSIT E TJERË KA PASUR NJË GATISHMËRI DHE NJË SISTEM KONTROLLI TË SHKARKIMEVE, QOFTË ATYRE FUNDORE, QOFTË ATYRE KATASTROFIKE SHUMË TË MIRË. SITUATA E PARASHIKIMEVE TË MOTIT PARAQITET SI MË POSHTË: KEMI SHIRA ME INTENSITET MESATAR POTHUAJSE NË TË GJITHË SHQIPËRINË, POR QË NUK JAPIN NDIKIM NË PËRKEQËSIMIN E SITUATËS SEPSE NUK KA PRURJE MË MASIVE NGA ATO QË KEMI PATUR. MENDOHET SIPAS PARASHIKIMEVE TË GJEOSHKENCËS, NË MËNGJESIN E DITËS SË NESËRME, NUK DO TË KEMI VARJE TË UJIT NGA ARGJINATURAT, PRA DALJE NGA ARGJINIRATURAT E LUMENJVE PËR TË PASUR SHTIM PREZENCE UJI NË TOKAT E PËRMBYTURA.
DOJA TË THOJA QË SIPËRFAQJA ME PREZENCË UJI NDRYSHON NGA SIPËRFAQJA E PËRMBYTUR SEPSE DUHET TA NDAJMË, KA EDHE PREZENCË UJI ME SIPËRFAQE TOKE ME PELLG. PJESA MË E MADHE ËSHTË ME PELLGJE UJI, PREZENCË UJI, POR JO TË PËRMBYTURA QË DUHET TA DIFERENCOJMË DHE KËTË MË MIRË SE DIKUSH DO TA BËJNË NDOSHTA SPECIALISTËT E MINISTRISË SË BUJQËRISË.
GJITHSESI, QENDRA KOMBËTARE E EMERGJENCAVE CIVILE QË FUNKSIONON AKTUALISHT NË MINISTRINË E BRENDSHME, POR NËN KOMPETENCAT E PËRGJEGJËSISË NË MINISTRINË E MBROJTJES, VAZHDON GRUMBULLIMIN E INFORMACIONIT DHE KOORDINIMIN E GJITHË ANGAZHIMIT TË STRUKTURAVE PËR TA PËRBALLUAR ME SHUMË SUKSES KËTË SITUATË TË RËNDË DHE KRITIKE DHE NË NJË INTERVAL KOHE POTHUAJSE TË GJATË. FALEMINDERIT!
KRYEMINISTRI EDI RAMA: SHUMË FALEMINDERIT! ATËHERË, PËR TË BËRË NJË PËRMBLEDHJE TË SHKURTËR, JO PËR THJESHTË ÇFARË KA NDODHUR DHE ËSHTË BËRË DERI TANI, PO ÇFARË PARASHIKOHET DHE NJËKOHËSISHT ÇFARË NE DUHET TË BËJMË NË VIJIM.
DO TË DOJA TA NISJA ME NJË FALËNDERIM SHUMË VËLLAZËROR PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS DHE PËR QEVERINË E KOSOVËS, JO VETËM PËR GATISHMËRINË E SHPREHUR VERBALISHT DHE SOLIDARITETIN PUBLIK, POR EDHE PËR DËRGIMIN E NJË NUMRI PREJ PESË SKUADRASH KËRKIM-SHPËTIMI, QË TANIMË U JANË BASHKUAR FORCAVE QË JANË NË TERREN. NGA ANA TJETËR, SIGURISHT QË FALËNDEROJ EDHE TË GJITHË PARTNERËT E TJERË QË JANË OFRUAR BUJARISHT PËR TË DHËNË NDIHMË NË KËTË SITUATË DHE PËR TË NA MBËSHTETUR NË VIJIM, NË FAZËN TJETËR PËR TË CILËN NE JEMI TË ORGANIZUAR DHE TË MIRËPËRGATITUR SIDOQOFTË.
FALËNDEROJ TË GJITHË PËRFAQËSUESIT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË PA DALLIM PARTIAK, TË CILËT KANË QENË TË ANGAZHUAR NË TË GJITHË TERRITORIN E VENDIT SIPAS ZONAVE TË KUJDESTARISË SË TYRE ELEKTORALE DHE PA DISKUTIM TË GJITHË STRUKTURAT DHE FORCAT E ANGAZHUARA NË TERREN PA PUSHIM DITËN DHE NATËN QË KANË BËRË TË MUNDUR NJË SERI TË GJATË OPERACIONESH SHPËTIMI, DUKE GARANTUAR DERI NË MOMENTIN QË PO FLASIM QË ASNJË JETË NJERËZORE TË MOS HUMBASË DHE ASNJË KOKË BAGËTI TË MOS HUMBASË.
FOKUSI VAZHDON TË JETË NË RADHË TË PARË ME PRIORITET ABSOLUT, RUAJTJA E ÇDO JETE NJERËZORE DHE KRIJIMI I MUNDËSIVE MAKSIMALE PËR TË NDIHMUAR ÇDOKËND QË NË HAPËSIRËN RURALE KA BAGËTI APO SHPEND.
INTENSITETI I RESHJEVE ËSHTË VËRTET PIKA KYÇE E PROVËS, KRAHAS PROVËS SË KËTYRE ORËVE PASI KA QENË MAKSIMAL EDHE E PAMË EDHE NGA GRAFIKËT HISTORIKË, POR DËMET VAZHDOJNË PROJEKTOHEN SHUMË MË TË REDUKTUARA SESA GJATË KRIZËS SË DY VITEVE MË PARË, FALË PUNËS PA NDËRPRERJE DHE TË MIRËKOORDINUAR, FALË ANGAZHIMIT NJERËZOR DHE LOGJISTIK TË SHUMËFISHUAR, FALË PASTRIMIT TË KANALEVE NË GJITHË KËTO TERRITORE DHE SIGURISHT EDHE FALË INVESTIMEVE TË BËRA QOFTË NË SHTRATIN E LUMIT TË VJOSËS, QOFTË EDHE NË BASHKITË E REJA, KU NDRYSHE NGA DY VJET MË PARË, PËRMBYTJET NUK KANË SHKAKTUAR ATO LLOJ SITUATASH SUREALE TË 2015-S.
NJË RISI E MADHE, POR ME NJË VLERË TË SHTUAR, KA QENË VIJIMI PA PUSHIM I OPERACIONEVE GJATË NATËS, ME GJITHË RISKUN SHUMË TË LARTË TË TYRE, PËR TRUPAT NDËRHYRJES, TË CILAT MERITOJNË NJË FALËNDERIM DHE NJË RESPEKT ABSOLUTISHT TË VEÇANTË.
TANI, SIGURISHT QË DUHET TË FOKUSOHEMI PARALELISHT TEK IDENTIFIKIMI NJË PËR NJË, I TË GJITHA DËMEVE DHE INVENTARIZIMI NJË PËR NJË I TË GJITHA PASOJAVE, DUKE RENDITUR SIGURISHT NË RADHË TË PARË BANESAT PASTAJ RRUGËT, URAT, NUK DISKUTOHET, SHKOLLAT QË JANË PREKUR DHE KU DUHET NDËRHYRË MENJËHERË PËR TË BËRË TË MUNDUR QË MËSIMI TË NISË SA MË PARË.
FATURA E ZHDËMTIMEVE DHE E KOMPENSIMEVE DUHET PËRGATITUR ME TRANSPARENCËN MË TË MADHE DHE ME SERIOZITETIN MË TË PLOTË, NË MËNYRË QË ASKUSH NGA NJERËZIT E PREKUR DHE NË RADHË TË PARË NGA FAMILJET NË NEVOJË TË MOS MBETET JASHTË LISTËS. PLANET PËR RIVENDOSJEN E SITUATËS NORMALE TË INFRASTRUKTURËS DUHEN PËRGATITUR ME SHPEJTËSI. E DI QË NDËRKOHË MINISTRI I INFRASTRUKTURËS KA DHËNË UDHËZIMIN QË NË DITËN E DJESHME PËR EKSPERTËT E MINISTRISË QË, JO VETËM TË REGJISTROJNË PASOJAT NË INFRASTRUKTURË, POR DHE TË FILLOJNË MENJËHERË NJË PLAN MASASH QË SAPO TË KALOJË KRIZA, TË KEMI MUNDËSI QË TË FILLOJMË ME REHABILITIMET.
KA NJË GATISHMËRI MBRESËLËNËSE TË SHUMË SUBJEKTEVE PRIVATE PËR TË KONTRIBUUAR. EDHE KJO GATISHMËRI DUHET ADMINISTRUAR ME EFIKASITET DHE ME TRANSPARENCË.
NGA ANA TJETËR, DUHET TË PËRGATISIM EDHE ANALIZAT NË NIVEL BASHKIE, NË NIVEL QARKU E NË NIVEL KOMBËTAR PËR TË AVANCUAR MË TUTJE ME NJË PROGRAM TË QARTË, QË ËSHTË NË FAKT VIJIMI I PUNËS NISUR DY VJET MË PARË DHE PLOTËSIMI I NEVOJAVE NË TË GJITHA ASPEKTET SEPSE KËTO PËRMBYTJE NUK JANË NJË HERË NË 100 VJET, POR TANIMË MESA DUKET JANË PJESË E JETËS SONË TË PËRVITSHME APO TË PËR 2-3 VITSHME, DUKE PARË DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME KLIMATERIKE, JO VETËM TË VENDIT, POR TË RAJONIT DHE PO TË DUAM EDHE TË KONTINENTIT E TË BOTËS, QË KA GJITHMONË E MË SHUMË SFIDA ME FATKEQËSITË NATYRORE.
AJO QË ËSHTË E RËNDËSISHME TË MBAHET PARASYSH ËSHTË SE SIPAS PARASHIKIMEVE DO TË KETË RESHJE DËBORE NË ZONËN VERILINDORE TË VENDIT E PËR KËTË DUA TA PËRSËRIS, MEGJITHËSE E QARTËSUAM MË PARË ME MINISTRIN E INFRASTRUKTURËS QË KONTRAKTORËT DUHET TË GARANTOJNË QË TË HIDHET KRIPA NË AKSET RRUGORE QË MUND TË PREKEN NGA DËBORA, ASHTU SIKURSE PARASHIHET NË KONTRATA DHE TË MOS SHKOJMË PAS DËBORËS, POR TË KEMI NJË MASË TË THJESHTË PARANDALUESE PËR PASIGURINË QË SHOQËRON PASTAJ RËNIEN E DËBORËS, NË KUSHTET KUR NUK KA ASNJË MASË TË KËSAJ NATYRE.
PO ASHTU, ËSHTË E DOMOSDOSHME QË NË TË GJITHË ASPEKTET, KËTO KONTRATA TË REJA TË MBËSHTETURA NË STANDARDE TË REJA, TË MONITOROHEN SEPSE KËTO JANË MOMENTET E PROVËS SË ZJARRIT PËR KONTRATAT DHE PËR KONTRAKTORËT QË JANË TË ANGAZHUAR.
BESOJ QË JEMI NË NJË SITUATË, KU MË E KEQJA KA KALUAR, POR NË ÇDO MOMENT, MUND TË NDODHË NJË E KEQE QË DO TË ISHTE VËRTETË E RËNDË NËSE DO TË HUMBISNIM JETË NJERËZISH APO NËSE DO TË NDODHTE ÇFARËDO QOFTË TJETËR PËR SHKAK TË HUMBJES SË KËTIJ NIVELI TË LARTË, ANGAZHIMI DHE KOORDINIMI.
KËSHTU QË TË VAZHDOJMË INTENSIVISHT PUNËN TË KOORDINUAR DHE TË JEMI PRANË FORCAVE QË JANË NË TERREN PËR T’I MBËSHTETUR, PËR T’I INKURAJUAR PËR T’I FRYMËZUAR, PASI KANË BËRË MAKSIMUMIN, POR DHE LODHJA E STRESI BËJNË TË VETËN.
NDËRKOHË ËSHTË E DOMOSDOSHME QË TË KEMI NJË PAMJE SHUMË TË QARTË NË KOHË REALE TANI TË ZBATIMIT TË MASAVE QË KANË TË BËJNË ME NDIHMËN USHQIMORE, NDIHMË NË UJË TË PIJSHËM, KUDOQOFTË KU KJO ËSHTË E NEVOJSHME.
BESOJ QË FJALËT E TEPËRTA JANË FUKARALLËK NË KËTË MOMENT. DUKE JU FALËNDERUAR TË GJITHËVE JU PËR ANGAZHIMIN DHE PO ASHTU DHE PËR ADMINISTRIMIN ME SHUMË SERIOZITET DHE EFIKASITET TË SITUATËS DERI NË MOMENTET QË PO FLASIM, JU UROJ VAZHDIMIN ME TË NJËJTIN RITËM E ME TË NJËJTËN VËMENDJE, DERI NË SEKONDËN E FUNDIT, KUR TË DALI E DIELLI E DO DUHET PASTAJ TË FILLOJMË ZBATIMIN E PLANIT TË MASAVE TË FAZËS SË DYTË QË E KEMI TË GJITHË PËRPARA NESH, PËRPARA SE SA TË FILLONTE E GJITHA KJO.
SHUMË FALEMINDERIT!