Kryetari i OSBE, Kryeministri Edi Rama: Do të filloj duke thënë që unë nuk jam ndjerë kurrë më krenar kur kam folur para shtypit dhe medias. Sapo dola nga një seancë me ndjenja shumë të mira të inkurajimit nga fjalët që u thanë, nga programi ynë dhe ajo që është më e rëndësishme për mua e për ne të gjithë, në lidhje me ekipin tonë të mrekullueshëm dhe përgatitjet. Prandaj, kuptimi i qartë i të gjitha intervenimeve ishte që përgatitjet janë të shkëlqyera e kjo është mjaft inkurajuese, sepse sigurisht është legjitime të them që disa anëtarë edhe mund të kenë qenë pak skeptikë e më shumë se disa anëtarë, në Shqipëri, në vendet e tyre, kanë shprehur skepticizëm për faktin se sa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra me përgjegjësi.
Kjo është një ditë historike për Shqipërinë sepse është hera e parë në gjithë historinë e saj që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare. E sigurisht, për çdo shqiptar, – çdo shqiptar e di rrugën e gjatë që na duhej të arrinim deri këtu, – kjo është një arsye që ne të jemi krenar.
Pra, në rivlerësimin e gjithë situatës, mund të them se sot ne filluam mjaft mirë. Ne përcaktuam prioritetet tona për vitin në vazhdim, ne theksuam vendosmërinë tonë për t’u përqendruar në parimet themelore, për të vepruar mirë, për të dhënë rezultate të mira. Unë theksova në fjalimin tim, përpara se të largohesha nga salla që ne nuk po shikojmë që të rishpikim botën. Ne nuk do shikojmë që të rishikim ndonjë gjë të re në lidhje me këtë organizatë, por thjeshtë ne kërkojmë që të sigurohemi që gjatë këtij viti, parimet themelore, bazë, do të ngelen siç janë dhe nuk do të prishen nga disa erëra që ndonjëherë mund të jenë mjaft rrezikuese në botën që po jetojmë.
Ne duam të bëjmë një ndryshim në terren dhe ky është prioriteti ynë i parë, të zbatojmë angazhimet tona sëbashku dhe kjo është motoja jonë dhe vendosmëria jonë. Sigurisht, kjo do të thotë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, të cilat janë zhvilluar në 45 vitet e fundit që prej aktit final të Helsinkit, por duke thënë këtë, ne duhet të sigurohemi që akti final i Helsinkit në vetvete, konsiderohet akoma mjaft i vlefshëm në parimet e tij të qarta dhe të drejtpërdrejta. Por sigurisht, ne duhet gjithashtu të adaptojmë instrumentet tona në mënyrë që të reflektojmë sfidat e tanishme dhe sfidat e të ardhmes, duke pasur në mendje që moszbatimi i parimeve kryesore bazë të aktit final të Helsinkit dëmton integritetin e vetë OSBE-së sepse mund të dobësojë demokracitë e mund të ngrejë rreziqe të papranueshme për qytetarët.
Sigurisht, pika e tretë është që të ndërtojmë stabilitet përmes dialogut.
Nuk ka dyshim që OSBE-ja është organizata më e madhe në botë për sigurinë rajonale dhe sukseset e saj janë të rrënjosura në konsensus, por forca e OSBE-së varet nga besimi dhe ky besim varet nga cilësia e dialogut.
Unë i thashë të gjithë përfaqësuesve të nderuar në dhomë, gjatë fjalimit tim përmbyllës, që në fund, cilësia e lirisë nuk varet nga se sa ne pajtohemi me njëri – tjetrin por varet nga mënyra që ne nuk pajtohemi me njëri-tjetrin, në mënyrë brutale ose në mënyrë të hijshme. Prandaj, ne do të bëjmë çfarë është e mundur në mënyrë që, me hijeshi të pranojmë marrëveshje dhe të krijojmë marrëveshje e jam i sigurt që kur vijnë ngatërresa dhe vjen momenti për t’u zgjidhur, atëherë duhet që hijeshia të jetë e fortë.
Kjo është pak a shumë ajo që unë do të thoja pa e përsëritur veten time apo pa e përsëritur fjalimin që bëra më përpara. E përsëri unë dëshiroj në mënyrë të sinqertë dhe jo në një mënyrë të lartë diplomatike me të cilën funksionon kjo ndërtesë, por në mënyrë të drejtpërdrejtë, dëshiroja të falenderonim Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen e tij të fortë në të gjitha përgatitjet që kemi bërë dhe unë mbështetem tek ai për një vit të suksesshëm edhe për OSBE-në, por gjithashtu për Shqipërinë sepse sigurisht, qëllimi ynë është që të kemi sukses dhe për këtë ne duhet të sigurohemi që të punojmë lehtësisht me njëri-tjetrin. Sekretari i përgjithshëm është një burim frymëzimi dhe gjithashtu një burim i sigurimit në mënyrë që të lehtësojë punën tonë në këtë drejtim. Faleminderit!
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger: Zoti Kryeministër, faleminderit për fjalët tuaja të mira! Zonja dhe zotërinj mirëdita!
Unë e mirëpres kryesinë e Shqipërisë të OSBE-së në vitin 2020. Unë mirëpres që të punojmë sëbashku ngushtësisht me ju kryeministër dhe me ministrat; me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme Cakaj dhe me ministrat e tjerë dhe me delegacionin e Shqipërisë këtu në Vjenë. Shqipëria ka treguar që ka qenë një partner i angazhuar i OSBE-së dhe një mbështetës i fortë i organizatës sonë dhe unë jam mjaft mirënjohës që Shqipëria ka tashmë këtë mundësi që të drejtojë organizatën tonë. Është e qartë që Shqipëria, kryesia e Shqipërisë e OSBE-së është një arritje historike. Edhe në fjalimin tuaj sot, zoti Kryeministër, ju e theksuat këtë dhe e thatë mjaft qartë. Gjithashtu, ju zoti kryeministër mund të mbështeteni tek unë dhe keni mbështetjen e plotë të Sekretariatit dhe mbështetjen time gjatë gjithë këtij viti. Motoja e Shqipërisë në zbatimin e angazhimeve tona sëbashku, më duke moto mjaft e mirë.
Në të vërtetë të gjithë 57 shtetet anëtare mund të bëjnë më shumë për të forcuar zbatimin e angazhimeve të tyre në të tre dimensionet në fushën politiko- ushtarake, në fushën ekonomike dhe të mjedisit dhe në fushën njerëzore” Kryesia e OSBE-së është një mundësi për Shqipërinë që të udhëheqë dhe gjithashtu edhe të mësojë praktika të mira , të shkëmbejë e të ndajë eksperiencë.
Unë besoj që Shqipëria është veçanërisht një udhëheqës i besueshëm, në këtë kuptim sepse Shqipëria është përballur me mjaft sfida të sigurisë vetë dhe veçanërisht ato, të cilat kanë një natyrë ndërkufitare. Siç e tha dhe Kryeministri, këtë mëngjes, Shqipëria ka një prezencë në terren të OSBE-së për shumë vite dhe unë e mirëpres kryesinë e Shqipërisë dhe qëllimin për të përdorur këtë eksperiencën të drejtpërdrejtë për të ardhmen, si ta maksimizojë potencialin e saj në këtë drejtim. Gjithashtu, vlerësoj përpjekjet që janë bërë deri tani drejt aprovimit të planit tonë të unifikuar për këtë vit. Ne kemi nevojë sa më shpejtë të jetë e mundur, por në të njëjtën kohë ne kemi nevojë për një buxhet decent në mënyrë që ne të dalim nga ky çark që na kërkon të bëjmë më shumë çdo vit me më pak burime financiare. Dëshiroj që të mirëpres dhe Suedinë si kryesia e OSBE-së për vitin 2021 dhe pastaj së fundi Sllovakinë. E në këtë pikë unë dëshiroj të falënderoj dhe kolegët sllovakë për punën e tyre të madhe që kanë bërë gjatë vitit 2019 dhe e mirëpres, mezi po pres bashkëpunimin tonë me gjithë shtetet anëtare të Trojkës. Faleminderit shumë për gjithë vëmendjen tuaj.
-Cila do të jetë sfida më madhore në drejtimin e OSBE-së?
Kryetari i OSBE, Kryeministri Edi Rama: Unë besoj që në qoftë se ata do të flasin shqip, në mënyrë që jo vetëm për të respektuar gazetarët shqiptarë, por dhe për të festuar këtë fillim si një ditë shqiptare përmes faktit që të kem mundësi të flas gjuhën shqipe, në këtë konferencë shtypi sot, ku gjuha shqipe nuk është përdorur kurrë në këtë sallë.
Ashtu sikundër e thashë dhe në prezantimin e prioriteteve, sfida jonë është të fokusohemi tek parimet elementare, bazike. Nuk kemi marrë drejtimin e OSBE-së për të rishpikur rrotën, as për të rishpikur OSBE-në, por duke studiuar dhe duke analizuar me shumë përkushtim të shkuarën, në funksion të marrjes së drejtimit të OSBE-së, kemi konkluduar që mbase jemi të vlefshëm, si një vlerë e shtuar, duke iu referuar parimeve elementare që janë në themelet e OSBE-së.
Dhe kjo do të thotë që jo thjeshtë të mjaftohemi me këto parime si fjalëkyçe që i përdorin të gjithë vendet anëtare, as si pika të përbashkëta referimi parimore, por si objektiva që çdo anëtar duhet të jetë i nxitur t’i impelementojë në jetën e përditshme.
E nga ana tjetër, besoj që sfida jonë në këtë rast, jo e OSBE-së, por e jona është që t’i japim drejtimit tonë një profil sa më respektues për të gjithë, duke ju mundësuar vendeve me të cilat jashtë perimetrit të këtij procesi ku ne jemi në drejtim, kemi diferenca të thella. Përndryshe nuk do të ishin në gjendje të bënim si duhet detyrën tonë të drejtimit me sa më shumë frymëmarrje për të gjithë të kësaj organizate të larmishme dhe gjithmonë e më të sfiduar nga koha.
– A do ta nisni punën tuaj si kryetar i OSBE duke ndihmuar së pari Shqipërinë? Prej një viti kemi një krizë të pazgjidhur në Shqipëri, a jeni ju gati të bëni një dialog real me opozitën tonë?
Kryetari i OSBE, Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për pyetjen të cilës do t’i përgjigjem në konferencën e shtypit në Tiranë si kryeministër dhe si kryetar i maxhorancës në Shqipëri. Këtu po komunikojmë në një tjetër format dhe në një tjetër kontekst.
-Referuar fjalimit që mbajtët pak më herët në nisje të Presidencës së radhës së OSBE-së, nuk latë pa përmendur edhe deklaratat që erdhën nga lideri i Iranit Khamenei. A është Shqipëria e rrezikuar si pasojë e deklaratave të tij veçanërisht, dhe a është Shqipëria gati për t’u përballur në rast të një sulmi kibernetik nga Irani.
Kryetari i OSBE, Kryeministri Edi Rama: E përsëris atë që thashë dje. Ne nuk jemi posaçërisht të rrezikuar pas ngjarjes. Ne e dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin humanitar të mbrojtjes së jetëve të kërcënuara me vdekje nga regjimi diktatorial i Teheranit, kemi marrë përsipër një risk. Jam shumë krenar që ky risk është marrë përsipër në mënyrë bipartizane, pra në këtë drejtim, politika shqiptare ka një qëndrim dhe e ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar, në funksion të detyrimeve të një aleance strategjike të padiskutueshme, të pazëvendësueshme me SHBA-të.
Nga ana tjetër, duhet ta kujtoj apo ta nënvizoj që ne jemi anëtarë të NATO-s dhe çdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n, që të jemi të qartë. Natyrisht për çdokënd që mund ta ketë imagjinuar përfshirjen tonë në NATO, si një moment thjeshtë celebrimi për një status të ri të vendit dhe jo si një moment angazhimesh në një aleancë që përballet dhe me risqe do të duhet të rikonceptojë atë që ka menduar. Jetojmë në një botë ku përballemi me rreziqe, përballemi me armiq të lirisë, armiq të demokracisë dhe jemi shumë krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të një aleance, e cila lufton për një botë më të mirë.
-Jam nga Ukraina. Kam një pyetje për kryeministrin. A mund të na jepni më shumë detaje për planin që keni lidhur me Ukrainën dhe kur keni paraqitur prioritetet – flasim për Ukrainën, – ju nuk përmendët çështjen e pushtimit të Krimeas nga Rusia. Ju gjithashtu i kushtuat vëmendje sfidave.
Kryetari i OSBE, Kryeministri Edi Rama: Dëshiroj të theksoj atë që unë thashë në hyrjen e kësaj konference shtypi dhe gjithashtu në paraqitjen time kur fola për prioritetet, që si kryesuesi i OSBE, unë duhet të distancohem dhe nuk duhet të shpreh qëndrime, pikëpamje, mendime, të cilat mund të jenë të natyrshme kur flas si kryeministër i Shqipërisë dhe kur flas në emër të qeverisë shqiptare, por, kur në këtë pozitë që jam si kryesues i OSBE-së, kjo nuk do të jetë e mundur. Prandaj, si kryetari i OSBE-së, së bashku me Sekretariatin e OSBE-së dhe gjithë të tjerët, detyra ime është që të nxisë sa më shumë që të jetë e mundur që të kemi dialog dhe për mënyrën që do të ecim përpara, një mënyrë që të garantojmë paqe. Sigurisht është e qartë që sfida në Ukrainë dhe rrotull Ukrainës është një sfidë mjaft e madhe, sigurie në Evropë dhe prioriteti bazë për mua dhe për ne është që të mbështesim punën e misionit monitorus në Ukrainë dhe përpjekjet e grupit të kontaktit tripalësh, të punojmë me përfaqësuesin special që sapo u caktua dhe në të njëjtën kohë të jemi sa më të dobishëm që të jetë e mundur, në mënyrë që të sjellim që të dyja palët të afrohen drejt një konkluzioni pozitiv që të gjithë e dimë që kështu duhet të jetë.
Nuk është në fakt pa arsye që unë kam vendosur të bëj vizitën time të parë në Ukrainë dhe jam fuqimisht i angazhuar për të bërë më të mirën time që kjo krizë që ka vazhduar për më shumë se 6 vjet të mos të përshkallëzohet më tutje.
E nga ana tjetër të vazhdojmë për zbatimin e plotë marrëveshjes së Minskit sepse marrëveshja e Minskit është ajo që ne kemi parë si bazë. Është e njohur gjithashtu si e tillë nga të dyja palët.
-Nga agjencia spanjolle e lajmeve EFE. Në dhjetor parlamenti shqiptar kaloi një ligj kontravercial të medias që është kritikuar deri diku nga OSBE, nga përfaqësuesi i lirisë së shtypit. Ju keni folur me përfaqësuesit e OSBE këtu në Vjenë dhe unë doja të dija se cila është eksperienca deri tani.
Kryetari i OSBE, Kryeministri Edi Rama: Është e thjeshtë. Informacioni juaj nuk është përditësuar sepse OSBE, nuk e ka kritikuar ligjin, por në këtë kundërt, ne kemi punuar me ekipin e OSBE për një kohë, gjatë gjithë vitit që të sigurohemi që të sqaronim ato paqartësitë e vogla. E në fakt, ju po i referoheni një kritike që ishte bërë gjatë kohës që po zhvilloheshin diskutimet.
Por ligji që shkoi në parlament, kishte dhe ka 100 % mbështetjen e ekipit të OSBE, që do të thotë që është një pjesë legjislacioni që është në përputhje absolute me standardet e OSBE me qëllim që të gjejmë zgjidhje për ato që ne po përjetojmë në mediat online, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Është pjesë e prioriteteve tona që ne të trajtojmë gjuhën e urrejtjes dhe të trajtojmë urrejtjen me përgjegjësi, si një karburant që nxit dhe shpërndahet në mediat online me mënyra të ndryshme, si një lëndë djegëse që i nxit të gjithë këto media. Unë shpresoj se jeni të kënaqur me përgjigjen që unë dhashë që OSBE është në harmoni të plotë me ne përsa i përket këtij ligji.
-Zoti kryeministër të vazhdojmë me çështjen e Krimesë pak. A e kuptova ekzakt që në kryesinë tuaj, Krimeja nuk duhet të përmendet?
Kryetari i OSBE, Kryeministri Edi Rama: Jo, jo nuk e keni kuptuar mirë.
-A mund ta sqaroni pak sepse një vit më parë paraardhësi juaj e përmendi Krimenë. Jam pak i habitur në fakt..
Kryetari i OSBE, Kryeministri Edi Rama: Në qoftë se nuk jeni të habitur, atëherë ne nuk do të kishim kryesinë e OSBE-së. Unë e kam thënë dhe e përsëris edhe njëherë që ne duhet të shikojmë të gjithë mënyrat e mundshme që t’i sjellim të gjitha palët pranë njëra-tjetrës dhe e kam thënë se cila është baza për këtë. Kam thënë gjithashtu dhe si dhe si qeveria e Shqipërisë, parlamenti i Shqipërisë dhe si kryeministër i Shqipërisë, ne kemi qenë të hapur për çështjen e pyetjes që ju përmendët. Por si kryesues i OSBE-së, unë nuk dëshiroj të jem kaq i hapur sepse ndofta mund të mos kisha një rezultat të duhur. Prandaj nuk është për atë që mendoj unë, por është sesi kjo organizatë që përbëhet nga 57 shtete anëtare, që kanë pikëpamje të ndryshme, do ta shikojmë sesi këto shtete do të arrijnë një konkluzion më të shpejtë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Unë nuk jam këtu që të krijoj probleme, Unë jam këtu që të zgjidh probleme. Unë i dëshiroj fat vetes dhe i uroj dhe Sekretarit të Përgjithshëm që të ketë fat në punën tonë të përbashkët.