Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Kongresin Botëror të Onkologëve në Tiranë:
Mirëmbrëma të gjithëve!
Po kaloj disi nga një fjalim i mërzitshëm dhe i gjatë që ishte përgatitur nga bashkëpunëtorët e mi, me plot të dhëna e statistika mbi zhvillimin e kancerit në Shqipëri, tek një, – shpresoj, – përshëndetje në anglisht për të gjithë ju, duke filluar me shprehjen e mirënjohjes për Presidentin e nderit, Massimo D’Alema, që përfaqëson shumë për këtë vend e për mua personalisht dhe i cili ka bërë diçka shumë të veçantë e të re në promovimin e këtij Kongresi për ne dhe që më shtyn të pranoj një nder të madh që të jem bashkëpresident për këtë ngjarje tej të veçantë. E shpresoj shumë që përtej diskutimeve brenda kësaj dhome, ju keni pasur shansin që të shikoni dhe jashtë e të ndjeni qytetin, vendin, që është duke u zhvilluar në një mënyrë të shpejtë, prej disa vitesh tashmë.
Unë kam pasur një përvojë personale me kancerin dhe saktësisht, 11 vjet më parë më duhej të luftoja me një realitet tej mase të keq, që u krijua për mua dhe familjen time, pasi mu desh të dija se djali im ishte i sëmurë me kancer. Mësimi që nxora nga kjo përvojë transformuese ishte e madhe në shumë aspekte. Por një nga gjërat që mu desh të provoja në lëkurën time kishte të bënte me një ndryshim të madh që dija bën, kur kemi të bëjmë me kancerin. Dhe kur bëjmë fjalë për vendet, ato nuk dallojnë nga ajo që kanë, por më shumë nga ajo që dinë. E sa më shumë të dinë, aq më mirë janë.
Shqipëria është një vend me plot burime natyrore dhe nëse do ta krahasonim çfarë na është dhënë nga natyra, nga Zoti, për ata që besojnë në Zot, me atë çka i është dhënë vendeve më të pasura e më të zhvilluara, sigurisht që nuk ka krahasim, ne jemi më të pasur. Por çfarë i bën ata të jenë më të zhvilluar dhe më të pasur se ne, përsa i përket asaj çka njerëzit kanë, është dija. Prandaj ky Kongres dhe këto lloj takimesh janë thelbësore në këtë aspekt, sepse sjellin mundësi të mëdha për dije. E sa më shumë të dimë në këtë vend, aq më mirë do të jetë për gjithçka që ka të bëjë me përpjekjet tona për të transformuar vendin në të gjithë sektorët.
Gjëja e dytë që do doja të theksoja është se në vendet e varfra, ku përpjekjet dhe mundimet janë kudo e ka një ndjesi emergjence kudo, për shkak të nevojës për t’u përballur me gjëra që ndodhin gjatë gjithë kohës, në rrethana ku institucionet janë ende të pagjendshme, duke marrë pjesë fuqimisht në një proces të zhvillimit të qëndrueshëm, ka dy gjëra që gjithmonë mungojnë: Parandalimi dhe mirëmbajtja.
Dhe kur flasim për shëndetin, parandalimi është çelësi. Por kur flasim për të vendosur në lidhje me buxhetin e vitit tjetër, çfarë gjithmonë ngelet në fund, fatkeqësisht është parandalimi. Kjo është çka tradita jonë në përgatitjen e buxhetit për vitin tjetër ka treguar dhe për këtë jemi përpjekur për ta ndryshuar. E për herë të parë që prej 25 vitesh, ne jemi përfshirë në një paketë të rëndësishme parash për check-up falas për popullatën nga mosha 45-60, saktësisht sepse ne duam që të hapim një kapitull të ri përsa i përket një kuptimi më të mirë sa i përket situatës së shëndetit publik e të parandalimit gjithashtu. Do të ishte mirë, nëse do ta zgjeronim më tepër e këtë do të përpiqemi të bëjmë me buxhetin e vitit tjetër. Por deri tani, rezultatet e para që kemi marrë na tregojnë shumë që kemi arritur të kuptojmë shumë më shumë sa i përket situatës së përgjithshme dhe njerëzit kanë filluar të dinë gjëra që ata vetë nuk i dinin më përpara për shëndetin e tyre dhe të kujdesen për veten, përpara se gjërat të bëhen të pamundura.
Nga ana tjetër, unë mendoj se ja kemi arritur disi, ku askush nuk ia ka arritur më parë, ne kemi ndalur duhanpirjen në hapësirat publike. Për ata që kanë njohuri mbi traditat tona, kjo ishte diçka si mision i pamundur dhe për ne, për këtë vend, duket shumë më e mundshme të ndalim më mirë botën të mos prodhonte më armë bërthamore sesa duhanpirjen, por kjo gjë është kryer. Këto ditë, shumë njerëz që e njohin këtë vend, e njohin shumë mirë traditën e këtij vendi, kur vijnë dhe shkojnë në bare dhe restorante janë të habitur nga ky fakt dhe duke shpresuar që kjo t’i përmbajë njerëzit në masë të gjerë për të mos i vetëshkaktuar vetes, atë çka vjen nga pirja e duhanit. Në një nga darkat që ne kishim me Presidentin dhe organizuesit kryesor, unë dëgjova gjëra të tmerrshme në lidhje me pirjen e duhanit dhe mendoja se po, ne bëmë diçka të mirë, duke e ndalur atë.
Ne po bëjmë gjithçka që kemi mundësi për të investuar më shumë në sistemin shëndetësor dhe në infrastrukturën e shërbimeve shëndetësore dhe ia kemi arritur të ndryshojmë mënyrën sesi përballemi me problemet e trashëguara, edhe përse i përket financimit. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se sistemi ynë shëndetësor është jo i financuar sa duhet dhe mundësitë tona buxhetore nuk janë të pakufizuara, por duke futur mënyra të reja të financimit nëpërmjet partneritetit publik- privat, ia kemi arritur që të kemi disa shërbime shumë të mira përsa i përket materialeve për spitalet dhe gjithashtu përsa i përket, për shembull, kujdesit për njerëzit në nevojë për dializë. Ata ishin duke vuajtur për një kohë të gjatë, pasi ishin të detyruar të vinin në Tiranë, 3 herë në javë, nga i gjithë vendi dhe ta merrnin këtë shërbim vetëm në një pikë të vetme, vetëm në një spital privat, sepse shërbimi publik nuk e kishte. Tani gjërat janë duke ndryshuar falë partneriteti publik- privat dhe kjo jepet tashmë falas. Pra, në kuptimin që shtetit paguan për të dhe njerëzit po e marrin në afërsi të shtëpive të tyre dhe deri në gjysmën e dytë të vitit tjetër do të jetë një rrjet i qendrave në çdo pjesë të vendit.
Gjithashtu vitin tjetër shpresojmë që të shikojmë një ndryshim të madh në gjithë infrastrukturën e kirurgjisë, që është gjithashtu ka shumë nevojë për investime. Mund të them me krenari që gjithashtu, aty ku ne kujdesemi për kancerin, gjërat janë përmirësuar shumë. Nuk po them se ne po ofrojmë sot edhe në vendet më të mira, një shërbim me një lloj cilësie që do t’ju mahniste të gjithëve ju që vini nga jashtë, por sigurisht që po ofrojmë një shërbim që nuk e bën dikë që është me kancer të ndëshkohet me vdekjen, teksa detyrohet të kujdeset pikërisht nga spitalet tona.
Prandaj edhe një herë dua t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj, dua të falënderoj Presidentin për fjalët e tij të mira, dua të falënderoj të gjithë organizatorët dhe shpresoj shumë që gjatë këtyre ditëve, Shqipëria të ketë punuar për ju në të njëjtën mënyrë, siç punon dhe për të huajt. Duke qenë një vend ku ju nuk duhet të vini, sepse ky është stereotipi që ju thotë të gjithëve që jetoni jashtë dhe nuk keni ardhur kurrë në Shqipëri, por kur vini, gjithmonë doni të ktheheni në Shqipëri.
Kjo është ajo që kam parë. Kjo është ajo çfarë Presidenti mund të dëshmojë vetë, përderisa erdhi këtu për herë të parë, në rrethana krejt të tjera, për të ndihmuar këtë vend të ringrihet nga një situatë tejet e rëndë, ai ka ardhur shpesh herë dhe gjithmonë më thotë se, nëse do të kishte kohë, do të vinte më shpesh. Prandaj shpresoj që ju të gjithë që jeni këtu për herë të parë, do të ktheheni përsëri, jo për të folur për kancerin, por për të pasur pushime në një vend që është i bukur, sikurse Italia e gjyshërve të Presidentit D’Alema.
Faleminderit shumë sërish dhe ju uroj një mbrëmje të këndshme në Tiranë.