Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Prishtinë një takim me Kryeministrin Isa Mustafa. Biseda u përqendrua në zhvillimet në Kosovë e rajon dhe avancimin e axhendës së bashkëpunimit mes dy vendeve në fokusin edhe të sfidave të përbashkëta.

Dy Kryeministrat vlerësuan nivelin e bashkëpunimit dhe theksuan nevojën e vazhdimit të adresimit të çdo çështjeje që rrit mundësitë e bashkëpunimit dhe arritjen e të gjitha objektivave të përcaktuara mes dy qeverive.

Kryeministri Rama dhe homologu Mustafa shkëmbyen gjithashtu pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale. ​

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.