Kryeministri Edi Rama priti në një darkë pune ambasadorin e Arabisë Saudite z. Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim, ambasadorin e Kuvajtit z. Najeeb Abdulrahman AI-Bader, ambasadorin e Shtetit të Katarit z.Yousef Hassan Al-Saai, ambasadorin e Palestinës z.Yasser Najjar, ambasadorin e Libisë z. Soliman A.A. Balkair, si dhe ambasadorin e Egjiptit z. Ziad Bassim.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Republikës së Shqipërisë dhe vendeve respektive.
Po ashtu, në këtë darkë pune është diskutuar rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe vendeve që ambasadorët përfaqësojnë, si dhe rritjen e marrëdhënieve e shkëmbimeve ekonomike.
Në këtë darkë pune, Kryeministri Rama shoqërohej nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.