Kryeministri Edi Rama ndodhet në Selanik, Greqi, me ftesë të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për të marrë pjesë në Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), me fokus nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe evropian dhe perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë diskutimeve në Samit do të shkëmbehen pikëpamje mbi bashkëpunimin rajonal, si dhe do të diskutohet mbi ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare në rajon. Ndërsa në fund, pritet të miratohet edhe raporti vjetor i bashkëpunimit rajonal.
Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Greqisë Mitsotakis, në nisje të Seancës plenare të Samitit.