Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu. Kryeministri Rama e falenderoi ministrin Davutoglu për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë. Gjatë takimit, Rama theksoi se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcojë më tej edhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Ministri Davutoglu e uroi Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe marrjen e detyrës së re në qeverisjen e vendit.
Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Davutoglu biseduan edhe për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të të dy kabineteve qeverisëse, si edhe për këshilltarët turq në fushat e energjisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe rendit publik, të cilët do të asistojnë nga afër sektorët përkatës.