Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama priti sot Ndihmës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland dhe e falenderoi për vizitën në këtë moment kyç për të ardhmen e Shqipërisë.

Diskutimi mes Kryeministrit dhe zonjës Nuland u përqendrua tek Reforma në Drejtësi. Kryeministri Rama rinënvizoi qëndrimin e tij se shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cenon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Duke e falenderuar Kryeministrin për përpjekjen e madhe në rrugën e realizimit të kësaj reforme, Victoria Nuland nënvizoi se Shtetet e Bashkuara presin që të gjitha palët ta mbyllin këtë proces me suksesin e merituar për Shqipërinë e për popullin shqiptar.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.