Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin e  Greqisë Alexis Tsipras, gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.

Biseda mes tyre u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja.

Kryeministri Rama vlerësoi qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.