Kryeministri Edi Rama priti në një takim ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe si për situatën në rajon.
Një nga temat e diskutimit ishte dhe mbështetja e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin nismës së Ballkanit të Hapur.
Gjatë fjalës së saj Ndihmës/Sekretarja ka shprehur konsideratat edhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si dhe më gjerë në rajon.