Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama prit sot në takim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Abdullah bin Zayed al Nahyan.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u shpreh vullneti i dyanshëm për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve në fusha me interes për të dy vendet.

Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria, krahas potencialeve të mëdha në shumë fusha zhvillimi si në infrastrukturë, energji, turizëm, agrikulturë dhe manifakturë, paraqet edhe avantazhe konkurruese sa i përket kuadrit fiskal, ashtu edhe forcës së punës.

Ministri Abdullah Bin Zayed Al Nahyan nënvizoi se vendi i tij e sheh me interes shtrirjen e investimeve në rajonin tonë dhe se Shqipëria, për ta paraqet mundësi të mëdha.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.