Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, të cilët e uruan për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Po ashtu, Kryeministri Rama ka marrë urime për fitoren edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio dhe lideri i opozitës italiane, Matteo Salvini. Gjithashtu Kryeministri ka marrë urime për fitoren edhe nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili e dha në gjuhën shqipe urimin.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.