Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama priti sot, në takim, Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin e Çekisë, Jan Hamáček.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet midis dy vendeve dhe u shpreh vullneti për të intensifikuar kontaktet në të gjitha nivelet dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Z. Hamáček e vlerësoi një sukses të Shqipërisë, marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian dhe ofroi gjithë mbështetjen dhe eksperiencën e Çekisë edhe për fazën tjetër të procesit të integrimit.

Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Çekisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe mirëpriti kontributin e mëtejshëm në këtë drejtim.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.