Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama prit sot në takim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Kristian Vigenin, i cili po zhvillon një vizitë zyrtarë në Shqipëri.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për identifikimin e mundësive që zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Kryeministri Rama e njohu ministrin Vigenin me avancimin e procesit të integrimit dhe angazhimin e plotë të qeverisë për arritjen e standardeve të kërkuara.

Ministri Vigenin, duke e uruar Ramën për detyrën e Kryeministrit, vlerësoi pozitivisht faktin që Shqipëria ka qeveri të qëndrueshme, me mbështetje të gjerë parlamentare.

Zoti Vigenin i shprehu Kryeministrit mbështetjen e qeverisë bullgare në procesin e integrimit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.