Kryeministri Rama priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit ishin dhe Nënkryetarët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Glauk Konjufca.
Forcimi i shkëmbimeve tregtare, bashkimi doganor, rritja e bashkëpunimit mes strukturave të policisë së të dy vendeve, si dhe ecuria e projekteve të përbashkëta ishin fokusi i bisedimeve të këtij takimi.
Kryeministri Rama theksoi se qeveria e Shqipërisë mbetet tërësisht e angazhuar për të thelluar procesin e bashkëpunimit mes dy vendeve, i projektuar tashmë në rrugën e partneritetit strategjik mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.