Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Presidentin e Parlamentit të Libanit, Nabih Berry. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u shpreh angazhimi për forcimin e bashkëpunimit, kryesisht në fushën ekonomike.
Kryeministri Rama dhe Presidenti i Parlamentit të Libanit, Nabih Berry biseduan edhe për realizimin e disa marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën e transportit dhe atë fiskale.