Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders.

Biseda u fokusua në perspektivën europiane të Shqipërisë, për të cilën Qeveria shqiptare mbetet tërësisht e angazhuar në përmbushjen me sukses të të gjitha detyrimeve, që procesi i integrimit kërkon.

Kryeministri Rama shprehu falenderimet për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe theksoi vullnetin e Qeverisë për të shkuar përpara me zbatimin e reformave, me përparësi reformën në drejtësi.

Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme Reynders, i cili e zhvillon këtë vizitë në kuadër të Kryesisë belge të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, shprehu kënaqësinë për progresin e reformave në vend dhe siguroi se Belgjika do të vijojë të përkrahë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, në etapat që vijojnë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.