Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale.
Në mesazhin e urimit, Kryeministri Rama shprehet:
“I nderuar Z. President Erdoğan,
I dashur mik,
Më lejoni që t’Ju përcjell urimet e mia më të ngrohta si dhe përgëzimet e bashkëqytetarëve të mi, për fitoren Tuaj në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Shpreh bindjen time se në lartësinë e detyrës Suaj të re, Ju do të vijoni të jeni një kontribuues i madh në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve tona dhe konsolidimin e bashkëpunimit tonë të frytshëm.
Fat të mbarë në vijimin e realizimit me sukses të objektivit madhor për ndërtimin e Turqisë së re.
Miqësisht,
Edi Rama”