Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit  Lartësisë së Tij Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani. Kryeministri u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit.

Kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit  vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë. Gjithashtu, zhvillimi i  turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.​

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.