Shqipëria po kalon një fazë transformimi të gjithanshëm, ku reformat strukturore, investimet strategjike dhe procesi i integrimit europian po ecin paralelisht për të ndërtuar një shtet më modern, më konkurrues dhe më afër standardeve të Bashkimit Europian. Nga infrastruktura, energjia dhe sektori i ujit, te shëndetësia, arsimi, inovacioni, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve, ndryshimet e viteve të fundit kanë krijuar baza të reja për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.
* * *
Kultura shqiptare, zëri ynë në Europë
Kultura shqiptare po shndërrohet nga një aset tradicional në një motor zhvillimi ekonomik dhe diplomatik. Me një rritje të ndjeshme të financimit dhe aktivitetit kulturor, Shqipëria po ndërton një ekosistem të ri ku arti, trashëgimia dhe industritë kreative kontribuojnë drejtpërdrejt në ekonomi dhe në imazhin ndërkombëtar të vendit.
Interesi për trashëgiminë kulturore shqiptare vijon të rritet! Gjatë periudhës Janar–Prill 2026, plot 219,423 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona të trashëgimisë kulturore.
Krahasuar me Janar–Prill 2023:
+114% më shumë vizitorë
+142% më shumë të ardhura
Top 5 sitet më të vizituara:
Kalaja e Gjirokastrës – 34,186 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 33,273 vizitorë
Parku Kombëtar Butrint – 32,286 vizitorë
Muzeu Gjergj Kastrioti, Krujë – 31,480 vizitorë
Parku Arkeologjik Apoloni – 20,336 vizitorë
Ndërkohë, restaurimi i trashëgimisë dhe rritja e vizitorëve në site kulturore e lidh drejtpërdrejt kulturën me turizmin, duke krijuar një zinxhir vlerash ekonomike.