Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë homazh, zhvilluar në varrezat e Dëshmorëve, me praninë e personaliteteve më të larta të shtetit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit.

Kryeministri Rama zhvilloi homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”, në nderim të sakrificës së të rënëve për atdheun.

Më pas, Kryeministri u përshëndet ngrohtësisht me veteranë, anëtarë të ish Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe familjarë të të rënëve, me kushtimin: “Lavdi përjetë, heronjve dhe dëshmorëve të atdheut!”

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.