Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Bazuar në pikat 12-16, dhe në fjalinë e fundit të pikës 17, të vendimit nr.669, datë 7.11.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave, të kritereve të vlerësimit dhe afateve të njoftimit për përzgjedhjen e kandidaturave për t’u emëruar në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave””, Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit të Kandidaturave (KPVK), në fund të procesit të vlerësimit për çdo aplikant, bazuar në pikët e grumbulluara nga secili (të njoftuara individualisht), ka bërë renditjen, si më poshtë vijon:

  1. ELSA DHULI;
  2. LEDJON SHAHINI;
  3. JOLA KEPI;
  4. ILDA MALILE.

Kandidatët e mësipërm të interesuar mund të paraqesin ankesë pranë KPVK-së, në adresë të Kryeministrisë, brenda 5 (pesë) ditëve nga ky njoftim.

  • KPVK-ja i dërgon listën e mësipërme Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave për vendimmarrje të mëtejshme nga Këshilli i Ministrave.
  • Këshilli i Ministrave, pas shqyrtimit të listës së kandidatëve në bazë të pikëve të marra, i propozon Kuvendit jo më pak se 3 (tri) kandidatura, për t’u emëruar në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave”.

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.