Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë  në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit, edicioni i të cilit për këtë vit mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

Kryeministri ishte sot pjesë e Panelit të Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

 

* * *

 

– Kryeministër, Shqipëria ka çelur me shpejtësi shumicën e kapitujve të BE. Por mbeten sfida ende. A jeni besimplotë për objektivin tuaj?

Kryeministër Edi Rama: Dëgjoni, ne kemi shumë sfida, por kur vijmë në Britani ndihemi më mirë për sfidat tona.

– Po pse ndodh saktësisht kështu?

Kryeministri Edi Rama: Çfarë do të thotë saktësisht? Mos më ço aty se kemi dhe ministrin, kështu që kam përshtypjen që ka boll dhimbje, nuk ka nevojë më shumë prej nesh. Natyrisht qe kemi sfida, por siç ju thashë përpara hyrjes në këtë sallë, jemi në një përiudhë kohe kur Europa po sillet shumë mirë me ne. Është e vështirë që të bësh biseda pikante dhe rreziku për të qenë i mërzitshëm është shumë i madh. Rreziku që t’i bëjmë të gjithë këta të rinj të mendojnë se po humbasin kohën me ne, duke dëgjuar të gjithë lavdet tona, sa mirë po ecën Mali i Zi, sa Shqipëria po ecën mirë, – është i madh. Ajo çfarë mund të them është që në përgjithësi është në këtë pikë në kohë ne po ecim më mirë se Europa.

– Keni ende besim tek anëtarësimi në BE?

Kryeministri Edi Rama: Çfarë do të thuash me këtë?

– Është ende një objektiv i rëndësishëm për vendin tuaj, do jetë transformuar?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, unë kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake për të pasur besim, por jo vetëm unë, por pjesa dërrmuese e shqiptarëve, më shumë se 90% e tyre i besojnë Europës dhe Bashkimit Europian, anëtarësimit në të sepse për ne nuk është asgjë, pos asaj që ishte për eterit themelues që më së fundi të jemi në pozitën ku zgjedhim lirisht të jemi dhe jemi të sigurt. Për ne, kjo është një bindje shumë e fortë, një besim i patundur dhe çfarëdo që të duhet do të jemi pjesë e betejës për të qenë pjesë.

Qysh prej agresionit kundër Ukrainës falë Vladimir Putinit, Europa u zgjua me zhurmë dhe jo vetëm po thotë sa e rëndësishme është gjeopolitikisht për ta marrë Ballkanin Perëndimor brenda, por po bën më të mirën e mundshme për ta shpejtuar një gjë të tillë. Ne aty ishim dhe më parë, punonim fort dhe më parë, përmbushnim kriteret për nisjen e negociatave edhe më parë, që u konfirmuan tre herë me radhë nga Komisioni Europian, por u refuzuam. U refuzuam pikërisht se fjalët dhe veprat ishin larg njëra-tjetrës. Tashmë Europa është e tëra pro kësaj, në lëvizje për të arritur këtë gjë dhe me shpresë më së fundi do të arrijmë këtë objektiv, do të realizojmë një ëndërr dhe më pas një epokë e re, një jetë e re do të zërë fill, natyrisht me sfida të reja se gjithmonë sfidat janë të pranishme dhe nuk do të marrin kurrë fund, por së paku do të kemi tejkaluar këtë pengese të jashtëzakonshme midis nesh dhe vetes sepse ne përkasim aty dhe nuk mund të qëndrojmë jashtë.

* * *

– Thatë që ka disa aktorë, disa vende që janë shumë të kënaqura me përparimin që ka bërë Mali i Zi e po kështu edhe Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Dimë apo njohim të tilla vende nga lindja e Europës, por me gjasë ka edhe vende në rajon që nuk po hidhen përpjetë nga gëzimi për mënyrën se sa shpejt Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin përpara drejt Bashkimit Europian dhe të gjithë e dimë për kë flasim.

Kryeministri Edi Rama: Jo nuk e dimë, thuajeni.

– Është një vend në veri të Malit të Zi. Në thelb pyetja ime është:  Si mendoni se mund të ndikojnë në këtë përparim këtë përparim ata, a mund të ndikojnë dhe çfarë do të bënit ju për të zbutur efektet e kësaj, e njëjta pyetje vlen edhe për Kryeministrin Rama.

Kryeministri Edi Rama:  Dëgjo ajo çfarë tha Natalia është diçka që ne e kemi përjetuar vetë, në kuptimin që procesi është binar, nga njëra anë është tërësisht teknik dhe nga ana tjetër është tërësisht politik. Një gjë është e qartë sidoqoftë, nuk mund të kesh asnjë mbështetje politike, nëse nuk përmbush aspektet teknike të procesit në çdo fazë, por mund të plotësosh të gjitha aspektet teknike në të gjitha fazat dhe po kështu mund të përballesh me mungesë mbështetje politike. Kjo është mjaft shumë e qartë dhe kjo është ajo që praktikisht në një moment të caktuar në kohë e bëri BE-në të shfaqej si një hipokrite e madhe, përkundrejt nesh, sepse ajo çfarë thonin nuk përputhej me realitetin e fakteve dhe nuk po jepnin rezultate. Nuk po jepnin rezultate sepse Europa është një paciente me 27 doktorë, ishin 28, por njëri prej doktorëve u çmend dhe iu desh të shkonte të merrte një tjetër kurë.

Ndërkohë që, 27 të tjerët ranë dakord më vonë, e duhet të binin dakord 100 % dhe në fakt për tre herë me radhë kishim pak nga këta doktorë që nuk ishin dakord, e nuk na lanë që të ndërmerrnim hapat e nevojshëm. Në këtë mënyrë, gjërat kanë ndryshuar sepse dikush këtu nuk e di kush e përmendi pararendës, më kujtohet në fakt që disa vjet më parë ishim tjetër soj, Shqipëria jo vetëm nuk ishte pararendëse, por as rëndese po themi.

Ndërkohë që, tani na thuhet që jeni pararendëse, jeni pararojë dhe iu them, ju lutem në çdo bisedë, mos e thoni më këtë fjalë sepse ndez një lloj mërie te të tjerët, gjithsecili bën atë çfarë duhet të bëjë – pastaj disa të tjerë janë më të mirë të pozicionuar në një moment të caktuar në kohë, disa të tjerë në një pozitë jo kaq të mirë në një moment të caktuar në kohë, por gjërat ndryshojnë. Çdo vend duhet të ketë mundësinë të përmirësohet, pa u etiketuar si në ballë të garës apo fund të garës. Kur bëhet fjalë për pakënaqësinë, sigurisht jemi ballkanas, pa xhelozinë, pa mëri ndaj njëri-tjetrit, pa gjykimin e suksesit të tjetrit nuk do të ishim këta që jemi, por lajmi i mirë është që nuk jemi vetëm më në këtë botë, sepse njëherë e një kohë ishim ne ata që luftonim, përçanim, që s’gjenim kurrë rrugë për kompromis brenda vendeve tona dhe midis vendeve tona, kurse tani kudo është kështu. Kështu që, tani klubi ballkanas është bërë kaq i madh dhe ballkanizimi i politikës britanike, e ballkanizimi i politikës franceze, e politikave të tjera, është tashmë një fakt. Është një ballkanizim kaq i madh e i thellë, saqë na duket vetja si të rriturit në dhomë, kur shohim se si të tjerët grinden me njëri-tjetrin dhe si kanë pikëpamje të ndryshme edhe për varka, disa i quajnë varka të vogla, disa i quajnë varka të ndarjes dhe madje ju pyesin, pse u shkëputët nga Europa, donit më shumë barka? keni më pak barka. Donit më shumë investime? Keni më pak investime. U larguat sepse donit të ishit më të lumtur, tani jeni më të depresionuar. Kështu që mirë se erdhët në klubin e Ballkanit.

-Po konkretisht, duke qenë se e ngritët, konkretisht çfarë, meqë jemi këtu për të folur për BE-në. Në fakt sapo e ngritët çështjen e përpjekjeve të shkuara për anëtarësim në BE. A jeni të zhgënjyer? Të zhgënjyer për titujt e gazetave këtu në UK për shqiptarët dhe roli që luan vendi juaj apo mund të luajë për çështje të emigracionit?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, më kujtohen midis gjërave më të çmendura qesharake, edhe krejt të pazgjuara, ajo që u quajt ‘’referendumi i largimit’’ dhe mbaj mend që atëherë ka patur një poster me një zog të çuditshëm, të frikshëm që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte ’’largohuni nga Evropa dhe ata s’do të vijnë më’’. Pa gjejeni, u larguan nga Evropa dhe Shqipëria është bërë një temë edhe më e madhe, sepse unë besoj që problemi nuk janë shqiptarët, apo të huajt, apo emigrantët. Problemi është ku të gjejmë ‘’kokën e turkut’’ për këtë vendim katastrofik të largimit nga Evropa, sepse është katastrofik, kështu që unë nuk ndihem i frustruar apo i dëshpëruar. Jo. Mua më vjen keq, më vjen shumë keq dhe e thashë dhe në një takim tjetër, që kur dikush që quhej Suela (Suella Braverman), një tjetër qeveri, kur  ajo piketoi shqiptarët.. e meqë ra fjala, ku është ajo? Jo, thjesht mbaje mend, që mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh. Dhe unë erdha këtu sepse mu kërkua të vija nga miq mjaft të mirë të Shqipërisë këtu dhe e ndjeva të vija, që ta gjeja, por gjeta gazetarët që flisnin për të. Unë mbërrita, shkoj në hotel, gjëja e parë që shoh është një njeri që vjen drejt meje dhe një rojë britanike që përpiqej të më mbronte dhe më thotë në shqip: ‘’mirë se erdhe’’.

I thashë rojës- s’ka problem, është mik.

Dhe ishte kamarier. Më pas kur dalim nga hoteli dëgjoj; ‘’Edi Rama, Edi Rama’’ nga lart dhe në fakt roja britanike po përpiqeshin të më mbronin sepse kishte disa shqiptarë në skelë. Po punonin, po ndreqnin ndërtesën apo diçka tjetër dhe u thashë: “mos u shqetëso, se janë miq’’. Pastaj shkojmë në Dhomën e Komunëve dhe dikush me uniformë më thotë “mirë se erdhët, Kryeministër’’.

-Po 40 % e popullsisë suaj është jashtë Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama: Jo. Pyetja ime ishte; nëqoftëse i nxjerr vendi këta, kush do t’i bëjë këto punë? Kush janë ata që do të hipin në skelë, mbi ndërtesë e do të bërtasin këtu? Cilët janë ata britanikë që do të vijnë të punojnë si kamarierë e të thonë “mirë se erdhët, Zoti Kryeministër? Kush janë ata britanikë që do të vijnë e të kujdesen për kopshtet tuaja kaq të bukura?

Unë besoj që edhe emigracioni është tërësisht një ‘’kokë turku’’ nuk është migracioni problemi. Sigurisht, brenda kësaj çështjeje është problemi i paligjshmërisë ,  i emigrantëve të parregullt dhe nuk them që kjo është gabim, por e dini? Më përpara ishte ‘’do ta lëmë’’ e tani na thoni “na lini , na lini, na lini’’. Jo ju se ju jeni braziliane..

-Jo, unë jam angleze dhe holandeze

Kryeministri Edi Rama: Po pse e ke këtë emër latin?

–  Jam martuar me një portugez, arsimuar në Francë.

Kryeministri Edi Rama: Ah, me fat, paske qenë me fat që s’je martuar me një britanik

-Mund ta keni parë një video të shkurtër të Zelensky shoë përpara sesa ai të bëhej politikan, që merrte një telefonatë nga Angela Merkel që i thotë : Po, keni kaluar procesin e anëtarësimit për të qenë pjesë e BE. Ai fillon të gëzojë shumë dhe ajo i thotë “mendova se ishit Mali i Zi. Çështja këtu është që vet Zelensky ka treguar se është gati të lëshojë si i përket politikës së përbashkët të bujqësisë dhe subvencioneve dhe po ashtu për të drejtat e votimit të institucioneve të BE. A jeni ju të gatshëm që të bëni të tilla lëshime për të arritur anëtarësimin në fund të fundit.

-Natalia përmendi sfidën e reformimit të BE vet. Dua të pyes kryeministrat, a do ta mikprisnit idenë por kur të bëheni shtete anëtare të hiqni dorë nga e drejta e vetos për të cilën po flitet në procesin e anëtarësimit?

Kryeministri Edi Rama: Mali i Zi nuk do heqë dorë nga asnjë e drejte sepse janë një vend i madh. Unë po flas për Shqipërinë që është një vend i vogël, flas një vend i madh në cilësi. Më pëlqen, cilësi e madhe, cilësi dielli, cilësi plazhesh.

Seriozisht tani kjo është diçka që unë personalisht e kam thënë kohë më parë e për çudinë e madhe të kolegëve të mi dhe për çudinë e madhe të gjithkujt tjetër, kam qenë avokat i kësaj gjeje. Avokat i dy gjerave. E para, që procesi nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, që do të thotë derisa të bëhesh anëtar dhe për aq kohë sa je vetëm kandidat nuk ke asgjë dhe ajo çfarë dua të them me këtë është që shtetet anëtare dhe këtu po flas për shtete anëtare përreth nesh marrin nga BE kontribut prej 4500 euro për frymë ndërsa kur bëhet fjalë për ne, kontributi është rreth 160-170 euro për frymë. Kjo është e pamundur. Kemi avokatura për këtë gjë dhe nga kjo shtysë, nga kjo nxitje që ne bëmë ja dolëm të gjejmë vesh që na dëgjuam për të pasur këtë plan të ri të rritjes dhe parashtesë për të financuar reformat, që nuk është aspak e krahasueshme me pjesën tjetër, por është diçka ndryshe. Plus ajo që përmendi Andi më shumë qasje në tregun e përbashkët, hapësira e pagesave të përbashkëta sepse Europa ka plot akronime interesante që s’të kujtohen asnjëherë. Dhe e dyta është pikërisht kjo, ka një dëshpërim shumë të qartë mes vendeve anëtare të BE sidomos atyre të mëdha sa i takon barazisë rreth tryezës me 27 që duhet të arrijnë konsensus për çdo gjë dhe mund ta imagjinoj që kur të na shohin ne do thonë : o Zot. Kemi dhe më shumë nga ata që mund të sjellin telashe dhe në fund  të thonë “jo, jo” dhe pastaj vendimi ka veto dhe kanë të drejtë, jo për veten, por për faktin që janë kaq të frustruar për këtë dhe në fakt për një kohë të gjatë kam thënë që marrja jonë si anëtar me një status ndryshe është mese e mirëpritur pa të drejtë për veto, pa të drejtë votimi, për aq kohë sa BE do të reformojë veten nuk e di se kur do ndodhë një gjë e tillë sepse kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada, por faktikisht është shumë e vështirë të reformosh mekanizmat, kështu që po, ne do ishim plotësisht dakord sepse në fund unë di që për aq sa na takon ne, kur vjen fjala për përputhshmërinë për politikat, për politikën e jashtme të BE, ne i kemi dhënë të drejtën vetes të themi atë që mendojmë, por kur vjen koha për te vendosur, ne jemi aty në një linjë dhe ndjekim të njëjtën gjë bëjmë dhe në NATO, të njëjtën linjë ndjekim sepse në fakt jemi të vegjël, nuk na takon ne të marrim vendime dhe është diçka e mirë dhe kur ndodh një bela e madhe e dështim i madh atëherë askush nuk mund të na fajësojë. Ndërsa kur ka sukses të madh, ne jemi pjesë e suksesit.

Kryeministri Edi Rama: Ministri përmendi diçka që është thelbësore dhe ka qenë një luftë që e kam bërë për një kohë të gjatë me një sërë kryeministrash britanikë, po kanë ndryshuar kaq shumë kryeministra brenda një kohe kaq të shkurtër saqë ishte e pamundur që t’i mbaje mend. Më së fundmi nisëm me Rishi Sunak dhe vazhduam me kryeministrin Keir Starmer dhe me qeverinë laburistë diçka që është thelbësisht ndryshe krahasuar me atë ç’ka ka ndodhur për shumë vjet që është lufta kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikimit në terren së bashku për të shmangur të gjithë kanalet burokratike të shkëmbimit të informacionit, të pritjes dhe pastaj që kjo të na çojë që të fajësojmë njëri-tjetrin dhe ka funksionuar në mënyrë fantastike dhe jo vetëm ka funksionuar në mënyrë fantastike, po ka funksionuar në të tillë mënyrë që besoj se është e qëndrueshme, pra nuk është një operacion. Është një përballje sistemore përmes sistemit me këtë sëmundje të rrjeteve që trafikojnë njerëz. Nuk ka të bëjë me njerëzit që vijnë lirisht këtu, por për njerëzit që trafikohen dhe ky është një dallim themelor. Kur bëhet fjalë për mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar. Më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë. Kërkoi një datë që përkonte me ditën tonë të pavarësisë dhe i thashë, më mirë të gjejmë ndonjë datë tjetër, sepse në qoftë së vjen do duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe do dukesh shumë i vogël. Kështu që do të vijë, mendoj që nuk na takon ne të vendosim se kush do të zgjidhet ose jo në Britani, por e kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejt ndryshe nga poezia në opozitë. Kështu që, nuk shoh asnjë problem kur vjen fjala për të bashkëpunuar me këdo, në fund besoj që, Farage nuk është problemi. Farage është një pasqyrë e problemeve i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet qëndrojnë tjetër kund, kjo është përgjigjja ime. Kur vjen fjala për këto qendrat dhe të ngjashme, e kam thënë dhe përsëritur, kurrë në Shqipëri.

– Kryeministri Rama ju jeni një person shumë i drejtë kështu që pyetja do të jetë shumë e drejtpërdrejtë për ju sa i takon zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor sidomos Shqipërisë. Çfarë ndodh me çështjen e Kosovës, sepse Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se çështjet territoriale duhen zgjidhur përpara se të ndodhë një përparim i mëtejshëm anëtarësimi.

Kryeministri Edi Rama: Nuk shoh çështje territoriale midis Kosovës e askujt tjetër. Territori i Kosovës është i përcaktuar, Kosova është republikë, një shtet i ri demokratik, i njohur nga fuqitë e mëdha dhe ende jo i njohur nga 5 vende në Bashkimin Europian, në këtë drejtim nuk shoh problem.

Nga ana tjetër është detyra e Kosovës, i takon Kosovës që të shtyjë përpara dhe të bind pjesën tjetër për pozicionin e konsoliduar, sa i takon vlerave në botën demokratike dhe në Bashkimin Europian. Mendimi im është i mirënjohur dhe unë mendoj që të jetë e suksesshme, Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë, duhet ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia. Pra ata të përmbushin çdo pikë dhe pastaj t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecën përpara drejt Europës, duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe jo ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në një çështje fajësimi midis të dyjave. Megjithatë, ky është mendimi im modest, unë respektoj plotësisht atë çfarë vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për popullin dhe vendin e tyre.

– Unë jam Laurenti, jam shqiptar. Ministër, nuk kam ardhur këtu me skaf, jam me bursën Chevening. Unë jam studiues politik dhe jam shumë i kënaqur qe gjendem këtu dhe të dëgjoj kryeministrin të falsë se sa shumë e gatshme është Shqipëria të bëhet pjesë e BE dhe mbi 90% janë pro. Megjithatë ka një problem, që pjesa më e madhe e të rinjve jetojnë në vend, 90% duan të bëhen pjesë e BE por ndërkohë largohen dhe nga vendi një pjesë e madhe. Çfarë nënkupton kjo? Ky është problem jo vetëm për vendin tonë, por është një problem edhe për rajonin. Ne kemi bërë shumë përparim, përparim shumë të mirë. Ata që thonë që s’kemi bërë përparim, duhet ta shohin dhe një herë realitetin por ata që thonë që Shqipëria nuk ka probleme apo rajoni nuk ka probleme, dhe ata duhet të përballen me realitetin. Pyetja është për të dy kryeministrat: pavarësisht njerëzve që largohen nga vendi, të rinjve të suksesshëm që largohen nga vendi, a keni një strategji sesi ta përdorni këtë fuqi, keni një strategji sesi t’i tërhiqni prapë në vend?

-Do doja ta ktheja temën aty ku është, anëtarësimi në BE. Nëse dy vendet tuaja Shqipëria dhe Mali i Zi do të anëtarësoheshin në afatet e caktuara te tjerat do të mbeten pas, tre prej tyre Serbia, Kosova, Bosnjë Hercegovina janë përballur me kriza serioze politike gjatë muajve të fundit. Serbia sidomos që ndoshta është në prag të një lufte civile. Çfarë ndryshimesh do të ndodhin në fushën e lojës duke pasur këtë 4 plus 2 dhe a kane vendet tuaja kapacitete për të mbështetur tre vendet që janë hasur me probleme për t’i zgjidhur ato jo vetëm për anëtarësimin në BE, por dhe për krizat se krizat në këto vende janë kriza në rajon.

Kryeministri Edi Rama: Kam një mendim ndryshe për këtë, në kuptimin që nuk e shoh faktin që ju keni ardhur këtu për të ndjekur rrugën tuaj për tu bërë më i mirë falë një procesi arsimor që ky vend mund tua u ofrojë si humbje për vendin tonë. Është përfitim për vendin tonë. Ne nuk jetojmë më në një kohë kur gjërat janë të ndara kaq qartë, ka shumë herë më tepër ndërlidhje, ka shumë herë më tepër lëvizje dhe kjo është një lëvizje që është shumë herë më  dukshme edhe brenda vendeve të mëdha, edhe brenda Britanisë ka qytete, qytete të vogla, ish qendra industriale apo prodhimi që praktikisht janë braktisur nga të rinjtë të cilët kërkojnë në vijnë në Londër, të marrin gjithçka tani, pra është ambicie. Nuk ka një çelës magjik për ta kthyer mbrapsht situatën dhe s’ka një shkop magjik për ta bërë Shqipërinë një vend ku mund të gjesh të njëjtat mundësi që gjen në Londër, në Berlin, në Paris apo diku tjetër. Është proces, është një trajektore që e kanë përshkuar shumë vende, na duhen dhe ne ta përshkojmë dhe sigurisht përmirësohemi. Ka më shumë njerëz që kthehen sot sesa 5 vjet më parë, por sërish ka më shumë edhe njerëz që largohen sesa ata që kthehen, edhe kjo është në të vërtete. Në këtë kuptim besoj që duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë, të përmirësojmë cilësinë e jetës në vend. Të krijojmë mundësi për paga më të mira. Dua të them edhe një gjë tjetër. Ai nuk ka ardhur me skaf, po ambasadori ynë ka ardhur kështu. Në fakt ambasadori ynë ka ardhur me skaf  dhe është ambasador. Ju keni ardhur me viza dhe jeni askush. Pra varkat e vogla kanë sjell mjaft njerëz me ëndrra, ambicie dhe që kanë dashur të luftojnë dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike. Nuk e di Andi nëqoftëse ka ardhur me varkë apo me vizë, por nuk ka rëndësi. Ajo çfarë ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë, që etiketojnë shqiptarët “ta mbyllin gojën”, “ta mbyllin atë dreq goje”, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë, përveçse për gjëra shumë të mira, sepse shqiptarët po japin energji, po ofrojnë shërbime, po punojnë fort, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh, të kësaj shoqërie të larmishme, kështu që kushdo që i prek, “duhet ta mbyll atë dreq goje”.

– Përveç meje, sepse duhet të them diçka por s’po i, s’po i prek. Pyetja më e dukshme është: A ka ndonjë alternativë përkundrejt Bashkimit Europain, natyrisht administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës aktualisht është mjaft armiqësore me BE-në. A ju duket kryeministër se ju duhet të zgjidhni?

Kryeministri Edi Rama: Ka një alternativë kundrejt Bashkimit Evropian në qoftëse ka një alternativë kundrejt lirisë së lëvizjes, kundrejt të drejtave të njeriut, kundrejt shtetit të së drejtës, më gjeni një alternativë përkundrejt këtyre tri gjërave dhe mund t’iu them që ka një alternative përkundrejt Bashkimit Europian. Të gjithë ata që duan liri, të gjitha liritë përfshirë lirinë e lëvizjes, të gjithë ata që duan që të drejtat e njeriut të jenë të padiskutueshme përherë dhe të gjithë ata që duan që shteti i së drejtës të jetë i paprekshëm ka vetëm një alternativë, Bashkimin Europian. Derisa Mbretëria e Bashkuar do të na e vërtetojë që e kemi gabim po për momentin, po na e vërteton që kemi më shumë se të drejtë.

– Po kemi edhe samitin e Procesit të Berlinit për këtë dhe jam e sigurt që do të vazhdoni këtë diskutim atje.

Kryeministri Edi Rama: E shihni, Procesi i Berlinit është bërë për t’i shtyrë vendet përpara drejt BE-së, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar këmbëngul ta organizojë Procesin e Berlinit këtu, sepse i ka marrë malli për Bashkimin Europian, i mungon Bashkimi Europian. Kanë këtë dhimbje që nuk duan ta thonë.

– Ne nuk e kemi lënë Europën dhe as nuk kemi lënë Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama: Në momentin që keni votuar për t’u larguar, atëherë më thoni se çfarë ka mbetur. Keni votuar për t’u larguar? Ne nuk do t’ju japim vendin tonë.

-Dua të falënderoj Kryeministrat për këtë diskutim të gjatë. Faleminderit të gjithëve!

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.