Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit të Fierit ka prekur edhe zonën përreth lumit Gjanica. Rehabilitimi i lumit Gjanica, rindërtimi i urës ekzistuese dhe ndërtimi i një ure të re, koristë e biçikletave, rikonstruksioni i fasadave, instalimi i ndriçimit dhe hapësirat e gjelbra janë pjesë e projektit që do të transformojë një rrëmujë të deridjeshme urbane me ndërtime pa leje, në një hapësirë sociale e rekreative që i ka munguar qytetit. Kryeministri Rama i shoqëruara nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, panë nga afër avancimin e punimeve të këtij projekti rijetëzues për qytetin.
Shtrati i lumit Gjanicë do të rehabilitohet duke e kthyer atë në një aset natyror të rëndësishëm për qytetin. Parkimi nëntokësor me kapacitet prej 100 vendesh pritet të eliminoje traditën e parkimit dyshe të makinave, duke krijuar kaos dhe shqetësim për banorët. “Nga vatër infeksionesh e përmbytjesh do kthehet në zemrën e Fierit që duam”, – u shpreh Kryeministri Rama, ndërsa e vlerësoi si “një tjetër projekt 3D që kalon në realitet”.
Në këtë kantier të hapur po punohet me tre turne dhe pritet të përfundojë në një vit.