Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vijon puna për projektin e Lungomare 3, që përfshin rikualifikimin e vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum. Lungomare 3 do t’i shërbeje jo vetëm banorëve të zonës, por gjithë turistëve vendas e të huaj  që frekuentojnë rivierën shqiptare.

Kryeministri Rama ndoqi nga afër punimet i shoqëruar nga kyebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha si dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

“Praktikisht, këtu ku jemi, e gjitha kjo është konsol e dalë. Sikurse jepej mundësia që të bëhej korsia e biçikletës, ndërkohë që të ruhej dhe gjerësia e rrugës. Këtu mund të shikojmë, është logjika e Lungomares dhe ka të bëjë me korsinë e biçikletës që është përgjatë rrugës, që është e vazhduar nga tuneli, shkon deri në Orikum dhe pjesa e shëtitores buzë detit dhe gjitha plazheve pastaj që krijohen mes tyre. Është shëtitore që do të ketë ndriçim, është korsia e biçikletës edhe birilat që nuk lejojnë që të parkohen ndëkrohë këtu do të kalojë dhe Giro d’Italia”, – tha drejtori i FSHZH.

Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

 

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.