Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në Tiranë përfundoi procesi i rindërtimit të shtëpive të goditura nga tërmeti i 21 shtatorit të vitit të shkuar. Në Stërmas iu dorëzua sot familjes Dervishi shtëpia e fundit që mbylli këtë proces.

“Në Tiranë, me tërmetin e shtatorit kemi mbaruar të gjithë punën”, – tha Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në vizitën që Kryeministri Edi Rama i bëri sot familjes Dervishi.

1500 shtëpi janë aktualisht në proces rindërtimi në Tiranë dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar.

“Në këtë fshat janë edhe 18 shtëpi të lotit të nëntorit në proces dhe pjesa më e madhe para vitit të ri do të hyjnë në shtëpi. Nuk kemi lënë asnjë pas. Në total janë 1500 shtëpi në Tiranë që janë në proces. Ndërkohë me VKM-në që kaluat do jepet mundësia që kush e ka shtëpinë në një zonë shumë të largët dhe një kompani nuk ka akses, të ketë mundësi të aksesojë fondin dhe ta bëjë vetë, në mënyrë që para Vitit të Ri të ketë ose shtëpinë, ose paratë për ta bërë vetë” – deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.