Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Meri është bebja e parë vajzë që erdhi në jetë bashkë me ndërrimin e viteve. Gëzon shëndet të plotë dhe për të u kujdesën mjekët e maternitetit Koço Glozheni në Tiranë! Një urim të veçantë Meri dhe nëna e saj morën nga Kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi maternitetin mëngjesin e sotëm.

“Lindjet e para i kemi patur vajza, edhe këtu edhe në maternitetin Mbretëresha Geraldinë”, shprehet Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Së bashku me dhuratat simbolike dedikuar bebeve dhe nënave të reja, Kryeministri Rama shpërndau edhe bonusin e përfituar nga secila prej bebeve, dhuratë për ardhjen e tyre në jetë.

Ndërsa për mjekët dhe punën e tyre plot përkushtim, në mbarë vendin, Kryeministri rikujtoi se shtesa e pagës duke nisur nga ky muaj do të jetë 40 %.

“Shumë respekte! Këtë muaj 40 % plus rroga dhe çdo muaj nga 40 % tani. Besoj se është e konsiderueshme. Të jeni mirë , me shëndet dhe mbarësi këtë vit!” – uroi Kryeministri stafin e mjekëve të maternitetit Koço Glozheni, në Tiranë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.