Shkëlqesisë së Tij, Edi Rama
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Duke pasur akoma të freskëta kujtimet e udhëtimit tim Apostolik në Shqipëri, dhe veçanërisht të mirësjelljes dhe mikpritjes së ngrohtë me të cilën ju dhe anëtarët e Qeverisë suaj, si dhe autoritetet e tjera më ofruan gjatë gjithë kësaj vizite, unë ju përcjell edhe një herë falënderimet e mija më të përzemërta.
Konfirmoj dhe një herë vlerësimin tim për shembullin që Shqipëria ka treguar si në lidhje me rilindjen e Kishës Katolike, ashtu edhe me marrëdhëniet paqësore midis besimeve të ndryshme. Populli shqiptar është një nga popujt më të rinj të Europës, dhe për këtë arsye ai duhet ta shohë të ardhmen me besim të madh. Te kjo rini, gjithashtu, shtrihen rrënjët e progresit autentik shpirtëror, ekonomik dhe kulturor të kombit.
Unë shpresoj dhe dëshiroj fort që ju dhe bashkatdhetarët tuaj do të ecni gjithnjë në paqe dhe begati. Bekimi i Zotit qoftë mbi të gjithë ju! Unë do të vazhdoj të lutem për ju, z.Kryeministër, për anëtarët e familjes suaj, për bashkëpunëtorët tuaj dhe për gjithë popullin shqiptar. Ju lutem, lutuni për mua.
Vëllazërisht
Papa Fraçesku
Vatikan, 27 shtator 2014