Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

N J O F T I M  P Ë R  A P L I K I M

PËR POZICIONIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË INSTITUTIT TË STATISTIKAVE (INSTAT)

(shtyhet afati i aplikimit deri në datën 3 shkurt 2020)

Në funksion të pranimit të një numri sa më të lartë aplikimesh për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT-it, afati i aplikimit shtyhet deri në datën 3 shkurt 2020.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

Bazuar në pikat 2, 3 e 5, të nenit 16, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, si dhe në vendimin nr.669, datë 7.11.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave, të kritereve të vlerësimit dhe afateve të njoftimit për përzgjedhjen e kandidaturave për t’u emëruar në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave””, Këshilli i Ministrave shpall thirrjen për të aplikuar për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Aplikimet e dorëzuara brenda datës 27 dhjetor 2019 nuk duhen ridërguar. Ato do t’i nënshtrohen verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore dhe vlerësimit përkatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it kujdeset për të siguruar pavarësinë profesionale të institucioneve brenda sistemit kombëtar statistikor dhe drejton strategjinë e zhvillimit të tij. Ai drejton veprimtarinë koordinuese të aktiviteteve statistikore të prodhuesve brenda sistemit kombëtar statistikor, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, pas një procedure të hapur dhe publike përzgjedhëse.

Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për
kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
ç) ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga institucionet e administratës publike;
d) të ketë gradën shkencore “Doktor” në shkencat ekonomike ose ekzakte;
dh) të ketë përvojë pune për një periudhë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet;
e) të zotërojë gjuhën angleze.

⦁ Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:

⦁ Kërkesë për aplikim;
⦁ Kopje të letërnjoftimit;
⦁ Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;
⦁ Dokumente të diplomimit;
⦁ Dokumente që provojnë vjetërsinë në profesion dhe marrjen e gradës shkencore “Doktor” në shkencat ekonomike ose ekzakte;
– Certifikata e dokumente që provojnë përvojë pune dhe kualifikime në fushën e prodhimit dhe/ose të përdorimit të statistikave;
– Dokument që provon zotërimin e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja
(nëse ka);
– Kopje të prezantimeve të punimeve në konferenca/simpoziume shkencore;
⦁ Formular të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, në përputhje me ligjin nr.138/2015, të ndryshuar (të plotësuar e të firmosur);
⦁ Formular të aplikimit për informim, për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” (të plotësuar e të firmosur);
⦁ Vetëdeklarim se nuk është larguar nga institucionet e administratës publike me masë disiplinore.

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi).

⦁ Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 3 shkurt 2020.

⦁ Adresa: Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, 1000
Tiranë, Shqipëri
 
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm 
Tel.: 00355 4 22 77 401

 

⦁ Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet web-faqes zyrtare të Kryeministrisë për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, për procesin e ankimimit, si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

⦁ Aplikantët që plotësojnë kriteret u nënshtrohen vlerësimit të jetëshkrimit dhe një interviste të strukturuar me gojë.

⦁ Data e shpalljes së listës së kandidatëve, që do të kualifikohen për fazën e intervistës, brenda datës 7 shkurt 2020.

⦁ Data dhe vendi i zhvillimit të intervistës, brenda datës 17 shkurt 2020, në Kryeministri.

⦁ Fushat e njohurive, për të cilat do të intervistohen kandidatët, janë:

i. njohuri në fushën e statistikave, përmbajtjen e programit pesëvjeçar të statistikave zyrtare;
ii. njohuri për Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative dhe për legjislacionin e funksionimin e administratës publike;
iii. njohuri për legjislacionin mbi të cilin mbështetet funksionimi i sistemit kombëtar statistikor.

⦁ Kandidatët i paraqesin komisionit të posaçëm të vlerësimit të kandidaturave, në ditën e intervistës së strukturuar me gojë (data e së cilës njoftohet edhe individualisht për secilin), një prezantim të shkurtër në format Power Point lidhur me:

– filozofinë drejtuese;
– strategjitë e risitë që mund të sjellë gjatë kryerjes së funksionit drejtues.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.