Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

PËR FUNKSIONIN E ANËTARIT TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE (AKEP)

Në përputhje me pikën 3, të nenit 114, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave është institucioni përgjegjës për propozimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të mandatit të njërit prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të AKEP-it, Këshilli i Ministrave inkurajon personat që përmbushin kriteret të aplikojnë.

⦁ Aplikanti duhet të plotësojë kriteret, si më poshtë vijon:

1. Të jetë:

a) specialist, me arsim të lartë, i kualifikuar, që ka, të paktën, 10 vjet përvojë pune;
b) përfaqësues nga sektori i komunikimeve elektronike, postare, i ekonomisë dhe i drejtësisë.

2. Të mos jetë:

a) bashkëshorti ose i afërm, deri në shkallë të dytë, i anëtarëve të Këshillit të Ministrave;
b) dënuar nga gjykata për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë;
c) debitor, kreditor ose aksionar në një shoqëri, e cila i nënshtrohet kuadrit rregullator të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare;
ç) i përjashtuar me ligj për të mbajtur poste publike shtetërore.

Aplikanti që do të emërohet në pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP-it duhet të japë dorëheqjen nga çdo post ose funksion zyrtar e partiak, të tërhiqet nga çdo veprimtari private fitimprurëse, si dhe të shesë e të shlyejë çdo interes financiar, që mund të ketë në shoqëri, që ushtrojnë veprimtari tregtare nën juridiksionin e AKEP-it.

⦁ Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

⦁ Kërkesë për aplikim;
⦁ Kopje e letërnjoftimit;
⦁ Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;
⦁ Dokumente të diplomimit e të përvojës në fushat e kërkuara;
⦁ Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
⦁ Vetëdeklarim se nuk është debitor, kreditor ose aksionar në një shoqëri, e cila i nënshtrohet kuadrit rregullator të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare;
⦁ Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
⦁ Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim, për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi.)

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 6 mars 2020.

Adresa: Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, 1000
Tiranë, Shqipëri
 
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm 
Tel.: 00355 4 22 77 401

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.