Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në nderim dhe respekt të jetëve të humbura tragjikisht në sulmet terroriste në Bruksel, si dhe në shenjë solidariteti me popullin dhe autoritetet e një vendi me të cilin na lidh një miqësi e hershme, flamuri shqiptar në Kryeministri, është ulur në gjysëm shtizë, përkrah flamurit belg.

Selia e Kryeministrisë ndjek me këtë akt solidariteti shembullin e selive homologe të vendeve aleate, si Britania e Madhe, Gjermania, Hollanda, SHBA, etj.

Qeveria shqiptare i dënon me forcë aktet terroriste dhe mbetet thellësisht e angazhuar në luftën pa kompromis kundër terrorizmit, krah vendeve aleate.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.