Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot homazhe në nderim të përkthyesit, studiuesit dhe gjuhëtarit të njohur Petro Zheji i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 86-vjeçare.

Në ceremoninë e homazheve, ishin të pranishëm miq, kolegë, personalitete të politikës dhe të artit, si dhe qytetarë të thjeshtë.

Më herët kryeministri Rama shkroi edhe një mesazh ngushëllimi në të cilin shprehte trishtimin e thellë për humbjen e gjuhëtarit Petro Zheji. “Ustai i pashoq i gjuhës, i cili nëpërmjet përkthimeve të tija e bëri Don Kishoti-n të fliste në shqip si të ishte lindur anëve tona”, – shkroi Kryeministri.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.