Në kantierin e lagjes së re në Fushë Krujë vazhdon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e qindra banesave për familjet e mbetura pa shtëpi në natën tragjike 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin sot në këtë kantier me shtrirje 10 hektarë, ku do të ngrihen 15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta, si edhe një treg modern për produktet e zonës.
“Është bërë 65% e infrastrukturës dhe javën e ardhshme fillon asfaltimi i unazës së brendshme dhe në harkun e 10 ditēve fillon me shtresën e asfaltit në pjesën tjetēr. Pastaj do të fillojë puna me pjesën e trotuareve dhe rifiniturave. Do të bëhet shtresa e parë e asfaltit në mënyrë që tē koordinohet puna me me operatorët e ndërtimit të pallatave dhe banesave individuale në mënyrë që shtresa e fundit e asfaltit të hidhet pas përfundimit tē gërmimit dhe betonit tē banesave dhe pallateve,” – tha Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Infrastruktura do të jetë tërēsisht e re, duke filluar nga kanalizimet e ujërave, furnizimi me ujë të pijshëm, furnizimi me energji elektrike deri tek rrjeti i telekomunikacionit dhe ndriçimit. Agolli tha se nē dy javë mbyllen punimet e infrastrukturēs dhe nē një muaj ështē gati pēr fillimin nga puna të operatorëve të tjerë si për banesat individuale, ashtu edhe pallatet.
Përveçse do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në lagjet e reja, Programi i Rindērtimit po angazhon në punësim të drejtpērdrejtë dhjetra mijëra vetë. Sipas ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, “një e dhënë empirike sot nga tregu i punës dhe nga kompanitë është qē janë gati 1300-1500 vende pune në valën e parë, ndërkohë që me hapjen e komplekseve urbane katërfishohet.”