Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës i Turqisë, Murat Kurum, shoqëruar nga ministri I Rindërtimit Arben Ahmetaj, asistuan sot në punimet për themelet për 520 banesat e reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar në Kurbin. Ministri Ahmetaj deklaron që 160 apartamentet e para për familjet e prekura nga tërmeti do të dorëzohen brenda marsit të vitit të ardhshëm dhe pjesa tjetër e apartamenteve brenda periudhēs korrik-gusht. Gjithashtu pala turke ka marrë përsipër dhe rehabilitimin e një pjesë të përroit që përshkon dhe zonën ku po zhvillohet projekti.
Kryeministri Rama vlerësoi punën e kryer deri më tani në zbatimin e projektit në këtë zonë dhe theksoi rëndësinë e tij në zhvillimin e këtij qyteti. Projekti i Rindërtimit, theksoi Kryeministri Rama, përfshin edhe ndërtimin e spitalit të ri të Kurbinit dhe godinën e Bashkisë Kurbin.
Zona 1 e lagjes së re financohet nga qeveria turke, zona 2 nga qeveria shqiptare.
Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë, sipas standardeve europiane.