Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot nga Gjirokastra, e pikërisht nga një prej strukturave hoteliere më të reja të rrjetit të rilindjes ekonomike e sociale në këtë qytet, ku vazhdojnë hapen dyer të reja sipërmarrjesh familjare, ndërkohë që rritet në mënyrë të vazhdueshme numri i vizitorëve e turistëve, duke e shndërruar qytetin në një destinacion të preferuar turistik.

“Këtu ka qenë poligon qitjeje, ishte një ndërtesë shumë e vjetër. Në kohën e demokracisë u kthye në një disko. Ndërtesa ishte e post komunizmit, jo shumë e bukur. Kur e kemi blerë ne si objekt ishte e rrënuar totalisht pastaj filluam e ndërtuam pothuajse nga e para.” – tregon sipërmarrësi i ri, i cili me punë dhe mencuri e transformoi këtë vend në një një strukturë mikëpritëse mjaft interesante.

Një tjetër investim në infrastrukturë, i shumëpritur për cilësinë e shfrytëzimit të zonës historike, është parkimi i madh nëntokësor prej 300 vendesh, i cili është drejt përfundimit dhe i jep qytetit një qendër të madhe këmbësore, shmang trafikun nga Pazari i Vjetër dhe krijon një oaz të ri urban nën sheshin e Çerçizit, duke lidhur lagjen poshtë me qendrën dhe fuqizon profilin monumental historik të qytetit.

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.