Sot nisi në të gjithë vendin, vaksinimi i efektivëve të policisë. Në qendrën e përqendruar të vaksinimit në stadiumin Air Albania që prej orës 8 të mëngjesit po vaksinohen efektivë të drejtorive të Tiranës, Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, reparti Renea etj. Pocesi u ndoq edhe nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
“Procesi do të shtrihet për efektivët në të gjithë komisariatet e rretheve. Procesi ka filluar që prej orës tetë të mëngjesit dhe po vaksinohen 60 deri në 80 veta në orë. Policia e Shtetit ka 11.800 punonjës për të vaksinuar dhe Garda 1300 punonjës“, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veliu.
Procesi i vaksinimit do të shtrihet përgjatë ditëve në vijim në të gjitha rrethet paralelisht, deri në vaksinimin e plotë të efektivëve.