NJOFTIM
Shpallet thirrja për propozim të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Strehimit
Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është shpallur thirrja për propozim të kandidatëve anëtar në Këshillin Kombëtar të Strehimit për 2 vende të përcaktuara në ligjin nr.22/2018, “Për strehimin social”, si dhe në pikën 2, shkronjat “d” dhe “dh”, të vendimit nr.496, datë 24.6.2020, “Për organizimin, funksionimin, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Strehimit, si dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera shtetërore që veprojnë në këtë fushë”, përkatësisht:
- 1 anëtar, përfaqësues nga grupet e interesit dhe shoqëria civile i cili duhet të jetë drejtues i një organizate jofitimprurëse, që do të përfaqësojë disa organizata të tjera në mbrojtje të interesave të grupeve prioritare që trajton ligji “Për strehimin social”;
- 1 anëtar, përfaqësues të shoqatave të vetëqeverisjes vendore, i cili duhet të ketë tagrin e drejtuesit.
KRITERET PËR KANDIDATËT
- Të ketë eksperiencë në fushën e strehimit dhe politikave sociale;
- Të ketë përvojë në projekte, studime, botime dhe veprimtari sociale në fushën e mbështetjes së grupeve të ndryshme sociale.
Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:
- Emrin e personit kandidat;
- Kopje e kartës së identitetit;
- Curriculum Vitae në gjuhën shqipe (secila faqe e firmosur);
- Aktthemelimin e organizatës;
- Listën e projekteve/studimeve/botimeve/aktiviteteve të organizuara në fushën e mbështetjes së grupeve sociale prioritare, që trajtohen nga ligji nr.22/2018, “Për strehimin social”.
PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Ministri përgjegjës për strehimin, kur kandidaturat nga grupet e interesit, shoqëria civile dhe shoqatat përfaqësuese të vetëqeverisjes vendore janë më shumë se një, ia paraqet Kryeministrit për emërim, i cili cakton anëtarët përfaqësues bazuar kritereve të përcaktuara më sipër.
Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 26.2.2021.