Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

NJOFTIM

Mbi vlerësimin e aplikantëve për funksionin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik

Në vijim të shpalljes së njoftimit për kandidim për funksionin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, ju njoftojmë se janë kualifikuar nga Komisioni Ad-Hoc kandidatët sipas renditjes:

  • Jonaid Myzyri (jurist) – 91 pikë.
  • Kreshnik Ternova (jurist) – 82 pikë.

Skualifikuar si pasojë e mosparaqitjes në intervistën e strukturuar me gojë kandidati, si më poshtë:

  • Kreshnik Koka.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave datë 12.3.2025, është miratuar projektvendimi “Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidatëve për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik”.

Procedura e mëtejshme për emërimin ndiqet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

 

 

 

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.