Në zbatim të, pikës 2, Nenit 12, të Ligjit Nr 93/2014, Dt. 28.07.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara”, pikës 2, Nenit 2, të VKM Nr.48, 21.01.2015, Neni 2, pika 2, “Për miratimin e Rregullores për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar” dhe pikës 3.2 të Urdhërit Nr. 12, datë 9.02.2015 të Kryeministrit “Për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar”, shpallet konkurimi për kandidaturat për përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar.
- Çdo Organizatë e Personave me Aftësi të Kufizuar ftohet të propozojë dy kandidatura. Ndër të gjitha kandidaturat e propozuara do të përzgjidhen 5(pesë) Anëtare, për të përfaqësuar Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuar në KKAK. Përzgjedhja do të bazohet në kriteret si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të jetë individ me aftësi të kufizuar ose prind si mbështetës në vendimmarrje.
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë
- Të jetë i njohur për veprimtari në fushën e aftësisë së kufizuar dhe integritet të pastër moral.
- Të ketë ndërmarrë ose të jetë pjesë e iniciativave ligjore, institucionale, fushatave, lobimeve, projekteve etj. për çështjet e aftësisë së kufizuar.
- Përbëjnë avantazh kandidaturat femra.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Propozimi zyrtar nga OJF-ja që paraqet kandidaturën.
- Curriculum Vitae e individit të propozuar.
- Fotokopje e kartës identitetit
- Dokument që identifikon llojin e aftësisë së kufizuar
- Fotokopje e Diplomës e shkollës së lartë
- Dy referenca nga institucione dhe/ose organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështjet e mësipërme.
- Çertifikata e regjistrimit të Shoqatës/OJF-së që paraqet propozimin ose një dokument që dëshmon aktivitetin e Shoqatës/OJF
- Çdo Organizatë për Personat me Aftësi të Kufizuar ftohet të propozojë dy kandidatura. Ndër të gjitha kandidaturat e propozuara do të përzgjidhen 2(dy) anëtarë, për të përfaqësuar Organizatat për Personat me Aftësi të Kufizuar në KKAK. Përzgjedhja do të bazohet në kriteret si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptarë
- Të jetë individ me aftësi të kufizuar
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë
- Të jetë i njohur për veprimtari në fushën e aftësisë së kufizuar dhe integritet të pastër moral.
- Të ketë ndërmarrë ose të jetë pjesë e iniciativave ligjore, institucionale, fushatave, lobimeve, projekteve etj. për çështjet e aftësisë së kufizuar.
- Përbëjnë avantazh propozimet e ardhura nga organizata , misioni i të cilave lidhet direkt me fushën e aftësisë së kufizuar dhe që kanë kontribuar për aftësinë e kufizuar nëpërmjet shërbimeve, botimeve, studimeve, vëzhgimeve, analizave e raporteve të kryera.
- Përbëjnë avantazh kandidaturat femra.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Propozimi zyrtar nga OJF-ja që paraqet kandidaturën.
- Curriculum Vitae e individit të propozuar.
- Fotokopje e kartës identitetit
- Fotokopje e Diplomës, e shkollës së lartë
- Dy referenca nga institucione, organizata me të cilat ka bashkëpunuar për çështjet e mësipërme.
- Listë e botimeve, vëzhgimeve, raporteve dhe kopje të tyre.
- Çertifikata e regjistrimit të Shoqatës/OJF-së që paraqet propozimin ose një dokument që dëshmon aktivitetin e Shoqatës/OJF.
- Afati i paraqitjes së kandidaturave është 15 ditë , nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, në faqen elektronike zyrtare të Kryeministrisë.
- Dokumentacioni , si më sipër, do të dorëzohet në zyrën e Sekretariatit Teknik të KKAK, në adresën :
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Rruga e Kavajës, Nr.1
Tiranë